NJOFTIM PËR VEND VAKANT:
“PUNONJËS PASTRIMI/ SANITAR ”
në Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe
Kualifikimeve (AKAFPK) – Tiranë
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Tiranë,
shpall konkursin për pozicionin e punës “punonjës pastrimi/ sanitar” me kontratë me afat të
caktuar dhe kohë të pjesshme (6 ore/ditë).
Kriteret:
Kandidatët “Punonjës pastrimi/ Sanitar”, propozohet të plotësojnë këto kritere :
1. Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm;
2. Të ketë përvojë pune;
3. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
4. Të jetë shtetas shqiptar;
5. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
6. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
7. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
8. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen
e një kundërvajtjeje penale me dashje;
9. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së, Tiranë këto dokumente:
1. Kërkesë me shkrim;
2. Jetëshkrim (CV)
3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të
noteruar);
6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
7. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
________________________________________________________________________________________________
Rr. Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë Web site: www.akafp.gov.al
Tel. +355 42237087
8. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
9. Reference nga punëdhënësi i fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
10. Dëshmi penaliteti;
Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 26.01.2022, ora 16:30.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@akafp.gov.al