AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Takimi i Vizionit të Politikave për rolin e vlerësimit të jashtëm në rajon – Beograd 2022

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Takimi i Vizionit të…

Në datë 3 Mars 2022 u mbajt në Beograd takimi i Vizionit të Politikave për rolin e vlerësimit të jashtëm në rajon. Synimi i këtij takimi ishte rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në vendet anëtare të SEE – EQET SEE. Më shumë se 40 politik bërës përfaqësues të ministrive, përfaqësues nga Agjencitë e Sigurimit të Cilësisë në AFP dhe ekspertë që ndikojnë ose janë të përfshirë në politikëbërje, nga shtatë ekonomitë e Evropës Juglindore (Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kosovë*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe Moldavia u mblodhën me këtë rast për të zhvilluar rolin e vlerësimit të jashtëm të institucioneve dhe qasjet për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, efikasitetit dhe efektivitetit të proceseve të Sigurimit të Cilësisë, në mënyrë që të arrijnë pozicionet e ngjashme ose vizionin rajonal mbi aspektet e përbashkëta të vlerësimit të jashtëm.

Ky takim u drejtua nga Znj. Tina Saric, Drejtoreshë e ERI SEE dhe Z. Mounir Baati, Ekspert i Lartë i Zhvillimit të Kapitalit Njerëzor në ETF, të cilët i kushtuan një vëmendje të veçantë prezantimit të koncepteve, funksioneve, rezultateve dhe ndikimit të vlerësimit të jashtëm. Në vijim të takimit, pjesëmarrësit diskutuan se si mund të përmirësohet vlerësimi i jashtëm në rajon dhe çfarë duhet të arrihet në terma afatgjatë dhe afatmesëm, së bashku me hapat konkretë se si të rritet ndikimi i vlerësimit të jashtëm në zhvillimin e cilësisë në shkolla dhe si të bëhet më inkurajuese e  të rritet partneriteti ndërmjet shkollave dhe vlerësuesve të jashtëm.