AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Takimi për zhvillimin e standardit rajonal të kompetencave për vlerësuesit e jashtëm në arsimin para-universitar në kuadër të projektit Përmirësimet në cilësinë e arsimit dhe trajnimit në SEE – EQET SEE dhe komponenti i tij i Sigurimit të Cilësisë

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Takimi për zhvillimin e…

Më datë 17 dhe 18 maj 2022 u mbajt në Beçiç të Malit të Zi, takimi për zhvillimin e standardit rajonal të kompetencave për vlerësuesit e jashtëm në arsimin para-universitar në kuadër të projektit Përmirësimet në cilësinë e arsimit dhe trajnimit në SEE – EQET SEE dhe komponenti i tij i Sigurimit të Cilësisë.

Gjatë dy ditëve Grupi Rajonal i Punës, i përbërë nga Pikat Kombëtare të Koordinimit të EQET SEE për Sigurimin e Cilësisë dhe ekspertë në çështjet e kompetencave, standardeve të kompetencave dhe analizës së nevojave, nga ministritë e arsimit dhe agjencitë e sigurimit të cilësisë në shtatë ekonomi: Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, së bashku me përfaqësuesit e ERI SEE dhe ekspertin holandez për vlerësimin e jashtëm Z. Herman Franssen punoi në zhvillimin e një propozimi të përbashkët rajonal të standardit të kompetencave për vlerësuesit e jashtëm, në përputhje me metodologjinë dhe parimet e propozuara dhe udhëzimet e miratuara më parë për optimizimin e ndikimit të vlerësimit të jashtëm të institucioneve në Evropën Juglindore dhe Moldavi.

Më shumë se tridhjetë pjesëmarrës në takim diskutuan dhe arritën një konsensus mbi një propozim standard të kompetencës, duke përfshirë përshkrimin e punës së vlerësuesit të jashtëm, strukturën e propozuar të një standardi dhe përmbajtjen e komponentëve të tij: Kompetencat thelbësore, njohuritë profesionale, aftësitë dhe qëndrimet, komunikimi ndër personal, metodologjia, lidershipi, menaxhimi dhe konteksti.

Në periudhën e ardhshme do të organizohen takime kombëtare për përshtatjen e standardit rajonal të kompetencave me specifikat kombëtare në secilën nga ekonomitë e Evropës Juglindore dhe Moldavisë. Integrimi i një standardi kombëtar për vlerësuesit e jashtëm në procedurat e agjencive të Sigurimit të Cilësisë, metodologjitë apo dokumente të tjera përkatëse, në ekonomitë përkatëse të parashikuara deri në fund të vitit 2022.

Zhvillimi dhe miratimi i standardit të kompetencave është një nga hapat kyç drejt standardizimit të profesionit të vlerësuesit të jashtëm. Krahas analizës së nevojave për trajnim të vlerësuesve të jashtëm, përpunimit dhe zbatimit të programeve të trajnimit, si dhe përmirësimit të politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore të planifikuara në kuadër të projektit EQET SEE dhe komponentit të tij të sigurimit të cilësisë, kjo do të çojë në rritjen e kapaciteteve të agjencive të sigurimit të cilësisë dhe vlerësuesve të jashtëm në Evropën Juglindore dhe Moldavi, si dhe krijimi i një procesi më efektiv, më efikas dhe bashkëpunues të sigurimit të cilësisë në arsimin para-universitar.