Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Validimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, sipas grupimeve në fushat e mëposhtme:
Eknonomi – biznes:
- Skeletkurrikulit të profilit “Tregti”, Niv. IV i KSHK
- Skeletkurrikulit të profilit “Llogari”, Niv. IV i KSHK
- Skeletkurrikulit të profilit “Administrim zyre”, Niv. IV i KSHK
- Skeletkurrikulit të drejtimit “Shërbime mjetesh transporti”, Niv. IV i KSHK
- Skeletkurrikulit të drejtimit “Mekanikë”, Niv. II i KSHK
- Skeletkurrikulit të profilit “Shërbime karrocerie në automjete”, Niv. III i KSHK
- Skeletkurrikulit të profilit “Diagnostikim, menaxhim në autoservis”, Niv. V i KSHK
- Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës ose arsimin e mesëm profesional fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave të arsimit profesional;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
- CV në shqip;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
- Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Kontratat me bashkëpunëtorët do të firmosen brenda 5 ditësh nga shpallja fitues dhe do të kenë një kohëzgjatje 2 (dy) javore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Grupi i punës për validimin e skeletkurrikulave sipas fushave përkatëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 4 bashkëpunëtorë, të shpallur fitues.
- Kandidatët duhet të mos kenë qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin/rishikimin e skeletkurrikulave që do të validojnë.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 28 korrik 2023, ora 12:00.