AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOFTIMIN PËR SHTYRJEN E AFATIT TË APLIKIMIT PËR RISHIKIMIN E NJË SKELETKURRIKULI TË ARSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2024-2025

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftime për bashkëpunëtorë
  6. /
  7. AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT,…

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, në vijim të njoftimit të AKAFPK të dt. 24 tetor 2023, shpall shtyrjen e afatit të aplikimit për bashkëpunëtorë lidhur me:

1. Rishikimin e një Skeletkurrikuli të Arsimit Profesional, si më poshtë:

1. Skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”, Niv. IV i KSHK (1 vjeçar).

2. Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulit:

2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:

a) të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë

b) të kenë aftësi të punës në grup

c) të përdorin programet bazë të kompjuterit

d) të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik

e) të përdorin literaturë në gjuhë të huaj

2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:

a) të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushat profesionale të ekonomisë ose të teknologjisë ushqimore, me fokus në këtë të fundit;

b) të kenë përvojë pune, jo më pak se 3 vjet, si mësimdhënës të teorisë dhe/ose praktikës profesionale në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;

c) nëse nuk kanë përfunduar arsimin e lartë, të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës

2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);

b) CV në shqip;

c) Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale

d) Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse

e) Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës

3. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.

4. Grupi i punës për rishikimin e skeletkurrikulit do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 6 bashkëpunëtorë, të shpallur fitues.

5. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 10 nëntor 2023, ora 14:00.

6. Kandidatët të cilët kanë aplikuar më parë për këtë skeletkurrikul, bazuar në njoftimin e AKAFPK të dt. 24 tetor 2023, nuk është e nevojshme të ri-aplikojnë.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë

Tel. 04 22 37087

Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.