Në bazë të Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 7850, datë 29.7.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.673, datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.39, datë 24.1.2024 “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontrate të përkohshme, për vitin 2024, në njësitë e qeverisjes qendrore”, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), shpall konkursin për pozicionin e punës “Punonjës Pastrimi” me kontratë me afat të caktuar dhe kohë të pjesshme (6 ore/ditë).
Kriteret:
- Kandidatët “Punonjës Pastrimi”, duhet të plotësojnë këto kritere :
- Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm;
- Të ketë përvojë pune;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit.
- Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së, këto dokumente:
- Kërkesë me shkrim;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Kopje të noterizuar të arsimit përkatës;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
- Dëshmi penaliteti;