Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Udhëzimit të MFE Nr. 14, datë 27.5.2021 “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë së institucioneve të AFP, si dhe aspektet e menaxhimit të burimeve njerëzore, përbërjes së Njësisë së Zhvillimit të ofruesve të AFP dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, Rregullores së brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për:
- Bashkëpunëtorë të jashtëm, trajnerë të kursit të trajnimit “Bazat e didaktikës në AFP – 2024”, për mësimdhënësit e kulturës profesionale, me kontratë të përkohëshme, në ofruesit e AFP.
- Programi i trajnimit përbëhet nga 8 (tetë) module trajnimi që do të ofrohen si trajnim me kontakt të drejtpërdrejtë dhe/ose trajnim online. Modulet janë:
Moduli 2 – Hyrje në psikologjinë e të nxënit.
Moduli 3 – Veçoritë e didaktikës moderne në AFP. Moduli 4 – Krijimi i atmosferës pozitive në proçesin mësimor. Moduli 5 – Menaxhimi i mjedisit, mjeteve dhe materialeve mësimore nё AFP. Moduli 6 – Vleresimi i nxënësve dhe kursantëve në AFP. Moduli 7 – Mjedisi dhe mësimi dixhital në AFP. Moduli 8 – Planifikimi dhe realizimi i mësimit në AFP.- Aplikantët mund të aplikojnë si trajnerë për ofrimin e një apo më shumë moduleve të trajnimit dhe në aplikim, duhet të përcaktojnë se për cilin/cilat module aplikojnë.
- Kërkesat për bashkëpunëtorët, trajnerë të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP:
- Të jenë të dipllomuar në arsimin e lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
- Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
- Të zotërojnë aftësi të mira kompjuterike.
- Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP.
- Të kenë aftësi moderuese dhe prezantuese.
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve në mbështetje të trajnimit të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP.
- Të jenë angazhuar në trajnime të mëparshme të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP, mbi “Bazat e didaktikës në AFP”.
- Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën për aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse sillet dorazi).
- Jetëshkrimin (CV) në gjuhën shqipe.
- Fotokopjen e Diplomës së arsimit të lartë.
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve/trajnimeve të kryera.
- Fotokopje të dokumentave që tregojnë kohëzgjatjen e përvojave në punë, sipas kërkesave të mësipërme.
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 5 (pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Aplikantët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 05 Shkurt 2024, ora 16:30.