Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Shqipërisë (të ndryshuar), Ligjit nr. 7961 datë 12.7.1995 të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit Nr. 15/2017 “Për arsimin dhe formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247 datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e lartë dhe kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar”, Ligjit Nr. 69/2012 “Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, (i ndryshuar) me ligjin nr. 56/2015 i datës 28.5.2015, me ligjin nr. 48/2018 i datës 23.7.2018”, VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, Urdhrit Nr. 128, datë 06.07.2021 të MFE-së “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Urdhrit nr. 21, datë 13.4.2023 me nr. 113/1 prot., datë 13.4.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK”, si dhe aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi të cilat lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të ofruesit publik të AFP-së, Shkollës së mesme Profesionale “Stiliano Bandilli” Berat, që ofron kualifikimet profesionale të mëposhtme:
- Shërbime mjetesh transporti, Niveli II në KSHK
- Shërbime elektroauto Niveli III në KSHK
- Shërbime mjetesh transporti, Niveli IV në KSHK
- Diagnostikim dhe menaxhim në autoservis Niveli V në KSHK
- Elektroteknikë Niveli II në KSHK
- Instalim elektrik civil dhe industrial Niveli III në KSHK
- Elektroteknikë Niveli IV në KSHK
- Mekanikë Niveli II në KSHK
- Mirëmbajtje dhe riparime mekanike Niveli III në KSHK
- Mekanikë Niveli IV në KSHK
- Teknologji informacioni dhe komunikimi Niveli II në KSHK
- Mbështetje e përdoruesve të TIK-ut Niveli IV në KSHK
- Termohidraulikë Niveli II në KSHK
- Instalime të sistemeve ngrohëse dhe ftohëse Niveli III në KSHK
- Termohidraulikë Niveli IV në KSHK
- të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë
- të kenë aftësi të punës në grup
- të përdorin programet bazë të kompjuterit
- të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik
- të përdorin literaturë në gjuhë të huaj
- të kenë përfunduar arsimin e lartë (të paktën niveli 7 i KSHK-së);
- të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune, në AFP dhe/apo në fushat profesionale përkatëse;
- të jenë të certifikuar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- të kenë ndjekur trajnimin e vazhduar për procesin e akreditimit;
- të mos jenë të përjashtuar nga e drejta për të vepruar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit.
- të kenë nënshkruar formularin e deklarimit që nuk kanë konflikt interesi me AKAFPK-në dhe ofruesin e AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1).
- të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
- Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës për aplikim e firmosur nga kandidati
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit
- Jetëshkrimi (CV)
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës.
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
- Kopje të Certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IoAFP-ve
- Deklaratën e nënshkruar që nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik, sipas formatit bashkëlidhur. (Shtojca 1).
- Dëshmi penaliteti
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve të ndryshme (në se disponon).