AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 7 Maj 2024 – për bashkëpunëtorë për rishikimin e klasave 10-11 të 21 skeletkurrikulave të kualifikimeve të arsimit profesional, për vitin shkollor 2024-2025

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe referuar njoftimit të MEKI “Për miratimin e dokumenteve finale për transferimin e nxënësve nga Gjimnazi në Arsimin Profesional dhe anasjelltas”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
  1. Rishikimin e klasave 10 dhe 11 të 21 Skeletkurrikulave të Kualifikimeve të Arsimit Profesional, si më poshtë:
  1. Drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”.
  2. Drejtimit mësimor “Ndërtim”.
  3. Drejtimit mësimor “Gjeodezi”.
  4. Drejtimit mësimor “Përpunim druri”.
  5. Drejtimit mësimor “Tekstil konfeksione”.
  6. Drejtimit mësimor “Elektroteknikë”.
  7. Drejtimit mësimor “Mekanikë”.
  8. Drejtimit mësimor “Hoteleri – turizëm”.
  9. Drejtimit mësimor “Bujqësi”.
  10. Drejtimit mësimor “Agrobiznes”.
  11. Drejtimit mësimor “Gjeologji miniera”.
  12. Drejtimit mësimor “Detari”.
  13. Drejtimit mësimor “Ekonomi – biznes”.
  14. Drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”.
  15. Drejtimit mësimor “Veterinari”.
  16. Drejtimit mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetësore”.
  17. Drejtimit mësimor “Teknologji kimike”.
  18. Drejtimit mësimor “Pyje”.
  19. Drejtimit mësimor “Teknologji informacioni dhe komunikimi”.
  20. Drejtimit mësimor “Termohidraulikë”.
  21. Drejtimit mësimor “Kërkim, shpim, shfrytëzim nafte, gazi dhe uji”.
  1. Kërkesat për bashkëpunëtorët për hartimin/rishikimin e skeletkurrikulave: 
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë
  2. të kenë aftësi të punës në grup
  3. të përdorin programet bazë të kompjuterit
  4. të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik
  5. të përdorin literaturë në gjuhë të huaj
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën profesionale përkatëse;
  2. të kenë përvojë pune, jo më pak se 3 vjet, si mësimdhënës të teorisë dhe/ose praktikës profesionale në formimin profesional, në arsimin e mesëm profesional dhe në arsimin e lartë, në fushën profesionale përkatëse;
  3. nëse nuk kanë përfunduar arsimin e lartë, të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës. 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Çdo grup pune për rishikimin e skeletkurrikulave do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 4 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 13 maj 2024, ora 13:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë. Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.