AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 27 Maj 2024 – KËRKOHEN SPECIALISTË TË JASHTËM PËR VALIDIMIN E STANDARDEVE TË PROFESIONEVE DHE STANDARDEVE TË KUALIFIKIMEVE SIPAS FUSHAVE TË MËPOSHTME

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të neneve 659, 850-876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së” dhe të Urdhrit nr. 21, nr. prot 113/1, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
  1. Tekstil – konfeksion:
  2. Standarde profesionesh (“Modelist”)
  3. Standarde kualifikimi (“Modelim”, niveli III në KSHK). 
  1. Mekanikë:
  2. Standarde profesionesh (“Riparues i makinerive”)
  3. Standarde kualifikimi (“Mirëmbajtje dhe riparime mekanike”, niveli III në KSHK). 
  1. Bujqësi:
  2. Standarde profesionesh (“Kopshtarë, kultivues të kopshtarisë dhe fidanëve” dhe “Kultivues të perimeve dhe bimëve të arave”)
  3. Standarde kualifikimi (“Kopshtari”, dhe “Prodhim bimor” niveli III në KSHK). 
  1. Shërbime Social Shëndetësore:
  2. Standarde profesionesh (“Punonjës të kujdesit për fëmijë” dhe “Punonjës të kujdesit personal për të moshuar”)
  3. Standarde kualifikimi (“Shërbime kujdesi për fëmijë”, dhe “Shërbime kujdesi për të moshuar” niveli III në KSHK).
  1. Ekonomi – biznes:
  2. Standarde profesionesh (“Arkëtar banke dhe të tjerë që lidhen me të”)
  3. Standarde kualifikimi (“Shërbime bankare”, niveli IV në KSHK).
  1. Përpunim druri:
  2. Standarde profesionesh (“Përgjegjës prodhimi për përpunimin e drurit”)
  3. Standarde kualifikimi (“Përpunim druri”, niveli IV në KSHK).
  1. Silvikulturë:
  2. Standarde profesionesh (“Teknik silvikulturë”)
  3. Standarde kualifikimi (“Silvikulturë”, niveli IV në KSHK). 
Grupi i punës do të angazhohet për të validuar standardet e profesionit dhe standardet e kualifikimit, duke u bazuar në kriteret përkatëse. Grupi i punës duhet të paraqitet pranë AKAFPK-së për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japë kontribut aktiv. Grupi i punës duhet të përbëhet nga 3-4 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore. Kandidatët për validimin e standardit të profesionit dhe standardeve të kualifikimeve të sipër përmendura duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
  • Të mos kenë qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e këtyre dokumentave.
  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë minimalisht arsimin e mesëm dhe një kualifikim në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
  • Kërkesa të veçanta për rishikuesit e standardit të profesionit:
– Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse. – Mësimdhënës: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në mësimdhënie në fushën profesionale të kërkuar.
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së arsimit të përfunduar;
  4. Dokument që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje e librezës së punës/vërtetim pune/deklarata e kontributeve nga e-albania) në fushën përkatëse;
  5. Për mësimdhënësit duhet një vërtetim nga institucioni për lëndën/ët që jep dhe kohëzgjatjen;
  6. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 03.06.2024.  Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet: – pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë; – në formë elektronike në email-in: info.akafp@akafp.gov.al.