Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Hartimin e 10 materialeve mësimore për lëndët/modulet profesionale si më poshtë (në Shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve):
Lëndët/modulet profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
1. Moduli “Dhënia e ndihmës së parë”, me kod M-21-244-23, kl.10-72 orë, Niv.II i KSHK, në drejtimin mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetësore”.
2. Moduli “Investimi në pasuritë e paluajtshme”, me kod M-17-1872-22, viti II-125 orë, Niv.V i KSHK, në profilin mësimor “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme” (pas të mesmes).
3. Moduli “Kërkimi dhe analiza e tregut në fushën e ndërmjetësimit”, me kod M-17-1869-22, viti II-175 orë, Niv.V i KSHK, në profilin mësimor “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtshme” (pas të mesmes).
4. Lënda “Teknikat e konstruksioneve për punimet e muraturës, betoneve dhe betonarmesë”, me kod L-02-430-16, kl.12-68 orë, Niv.III i KSHK, në profilin mësimor “Mirëmbajtje ndërtesash”, të drejtimit mësimor “Ndërtim”.
5. Lënda “Produkte jo drusore”, me kod L-25-619-23, kl.11-34 orë, Niv.II i KSHK, në drejtimin mësimor “Pyje”.
6. Lënda “Agroteknologjia e kulturave kopshtare”, me kod L-14-677-24, kl.12-102 orë, Niv.III i KSHK, në profilin mësimor “Kopshtari”, të drejtimit mësimor “Bujqësi”.
7. Lënda “Njohuri bazë të kopshtarisë”, me kod L-14-544-24, kl.12-68 orë, Niv.III i KSHK, në profilin mësimor “Kopshtari”, të drejtimit mësimor “Bujqësi”.
8. Lënda “Instalime hidraulike”, me kod L-37-538-20, kl.10-72 orë, Niv.II i KSHK, në drejtimin mësimor “Termohidraulikë”.
9. Lënda “Njohuri tekstile”, me kod L-10-614-23, kl.10-72 orë, Niv.II i KSHK, në drejtimin mësimor “Tekstil konfesksione”.
10. Moduli “Konfeksionimi i xhaketave për femra”, me kod M-10-598-19, kl.12-68 orë, Niv.III i KSHK, në profilin mësimor “Rrobaqepësi”, të drejtimit mësimor “Tekstil konfeksione”.
2. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore mbështetëse të lëndëve/moduleve profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
a) Të kenë përvojë si mësimdhënës/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
b) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
c) Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
d) Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
e) Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
f) Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
g) Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
h) Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
i) CV në shqip;
j) Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
k) Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
l) Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës
3. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 2 (dy) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
4. Çdo grup pune për hartimin e materialeve mësimore mbështetëse do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues.
5. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 17 prill 2025, ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë
Tel. 04 22 37087
Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.
Shtojca