AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 11 Prill 2025 – PËR SPECIALISTË TË JASHTËM NË HARTIMIN E NJËSIVE TË TESTEVE TË DY PROVIMEVE TË KUALIFIKIMIT (PËR VITIN 2025) PËR MËSIMDHËNËSIT E KULTURËS PROFESIONALE NË ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL”

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Udhëzimit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) Nr. 759 datë 30.9.2024, “Për mënyrën e organizimit dhe veprimtarisë, menaxhimin e burimeve njerëzore, përbërjen e njësisë së zhvillimit të institucioneve, ofruesve të AFP-së dhe zhvillimit të vazhduar profesional të personelit”, Udhëzimit të MFE Nr. 21, dt.27.06.2022 “Për kualifikimin e vazhduar profesionale të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP”, i rishikuar me Udhëzimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) Nr. 64, datë 20.02.2024 për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin e MFE Nr.21, datë 27.06.2022, “Për kualifikimin e vazhduar profesionale të mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP”, Rregullores së brendshme të AKAFPK-së, me nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurimin për specialist të jashtëm me kontratë, lidhur me:
  1. Hartimin e njësive të testit të provimit të kualifikimit për mësimdhënësit e kulturës profesionale teorike dhe/ose praktike me kohë të plotë, në AFP, të cilët kanë të paktën diplomë të nivelit master profesional ose të barasvleftshëm, në fushat profesionale përkatëse. 
  1. Hartimin e njësive të testit të provimit të kualifikimit për mësimdhënësit e praktikës profesionale me kohë të plotë, në AFP, të cilët kanë shkollim të mesëm profesional, pas të mesëm profesional, ose diplomë të nivelit bachelor, në fushat profesionale përkatëse. 
  1. Kërkesat për specialistët e jashtëm, hartuesit e njësive të testit të dy provimeve të kualifikimit të Mësimdhënësit të kulturës profesionale në AFP: 
3.1. Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të jenë të dipllomuar në arsimin e lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
  2. Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
  3. Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
  4. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  5. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
  6. Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik.
3.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre të kulturës profesionale në AFP.
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve në mbështetje të zhvillimit profesional të mësuesve.
  3. Të jenë angazhuar në projekte dhe programe për zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve.
  4. Të kenë përvojë në fushën e vlerësimit për të rriturit.
  5. Të mos jenë kandidatë për atestim.
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  2. Kërkesën për aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse sillet dorazi).
  3. Jetëshkrimin (CV).
  4. Fotokopjen e Diplomës së arsimit të lartë.
  5. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve/trajnimeve të kryera (nëse ka).
  6. Fotokopje të dokumentave që vërtetojnë angazhimin si trajnerë të mësimdhënësve të AFP-së.
  7. Fotokopje të dokumentit që vërteton përvojën e mëparshme në hartimin e njësive të testeve të provimeve të kualifikimit për mësimdhënësit e kulturës profesionale në arsimin dhe formimin profesional (nëse ka).
  8. Kopje të dokumentave që tregojnë kohëzgjatjen dhe përvojat në punë, sipas kërkesave të mësipërme (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë).
  1. Kandidatët do të renditen dhe do të shpallen fitues, 2 specialist të jashtëm nga lista e
Aplikantëve, të cilët plotësojnë më mirë kërkesat.
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 3 javore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 17 prill 2025, ora 16:30.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, brenda 5 ditësh pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.