Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të neneve 659, 850 – 876, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së” dhe të Urdhrit nr. 21, nr. 113/1prot, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
VALIDIMIN E STANDARDEVE TË KUALIFIKIMEVE TË MËPOSHTME:
- Tekstil-Konfeksione, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK
- Elektroteknikë, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK
- Shërbime kujdesi për të moshuar, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK
- Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin;
- Të njohin metodologjinë e hartimit të standardit të profesionit (e preferueshme);
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional (e preferueshme).
- Kërkesa të veçanta për validimin e standardit të kualifikimit preofesional:
- të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional;
- Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në fushën profesionale përkatëse.
- Mësimdhënës: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në mësimdhënie në kualifikimin profesional të kërkuar.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës;
- Curriculum Vitae;
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, në fushën përkatëse (nëse disponohen).