Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të neneve 659, 850 – 876, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, si dhe të Urdhrit nr. 21, nr. 113/1 prot, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:
- “Kërkim, shpim dhe shfrytëzim për naftë, gaz dhe uji”, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK.
- “Veterinari”, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK.
- “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK.
- Kërkesa të përgjithshme:
- a) të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- b) të kenë aftësi të punës në grup;
- c) të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- d) të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- e) të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
- Kërkesa të veçanta
- të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- të këtë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse, të paktën tre vitet e fundit dhe/ose të jetë aktualisht në mësimdhënie në kulturën profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në kualifikimin profesional, të cituar në këtë njoftim;
- të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional;
- Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipër përmendur, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës profesionale përkatëse apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës;
- Curriculum Vitae;
- Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, në fushën përkatëse (nëse disponohen).