AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 25 Nentor 2025 – kërkohen specialistë të jashtëm për validimin e standardeve të kualifikimeve profesionale

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të neneve 659, 850 – 876 të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, si dhe të Urdhrit nr. 21, nr. 113/1 prot., datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me validimin e standardeve të kualifikimeve profesionale të mëposhtme:  
  • “Kërkim, shpim dhe shfrytëzim për naftë, gaz dhe ujë”,niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK
  • “Veterinari”, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK
  • “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK.
  Grupet e punës do të angazhohen për të validuar standardet e kualifikimeve profesionale, duke u bazuar në kriteret përkatëse. Grupet e punës duhet të paraqitet pranë AKAFPK-së për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japin kontribut aktiv, në përbërje të grupit të punës. Grupet e punës duhet të përbëhen nga 3-4 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore. Kandidatët për validimin e standardeve të kualifikimeve profesionale të sipër përmendura duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:  
  • Të mos kenë qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e këtyre dokumenteve.
 
  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin;
  5. Të njohin metodologjinë e hartimit të standardit të profesionit (e preferueshme);
  6. Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional (e preferueshme).
  • Kërkesa të veçanta për validimin e standardeve të kualifikimeve profesionale:
  • Ekspertë të biznesit: Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në fushën profesionale përkatëse.
  • Mësimdhënës:Të kenë të paktën 3 vitet e fundit përvojë pune në mësimdhënie në kualifikimin profesional të kërkuar.
 
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: 
  1. Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
  5. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme, në fushën përkatëse (nëse disponohen).
  KUJDES: Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm, në rast të kundërt aplikantët nuk kualifikohen.   Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 03.12.2025, ora 14.00.    Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet në zyrat e AKAFPK-së në adresën: Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, ose në formë elektronike në email: info.akafp@akafp.gov.al.