AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 11 Shkurt 2025- kërkesë për shprehje interesi për ambasadorë të epale për të suportuar në zhvillimin e përmbajtjeve në platformën elektronike për të nxënit e të rriturve në europë të zbatuar në shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), si Shërbim Kombëtar Mbështetës për Platformën Evropiane për të nxënit e të Rriturve në Evropë (EPALE), është vlerësuar me një grant nga Programi Evropian për Arsimin dhe Rininë, Erasmus+. Projekti synon si më poshtë: (i) të sjellë EPALE në komunitetin e të nxënit të të rriturve në Shqipëri dhe ta motivojë këtë komunitet për të marrë pjesë në aktivitetet e tij; dhe (ii) të mbështesë Shërbimin Qendror Mbështetës në ofrimin e përmbajtjes cilësore në një platformë shumëgjuhëshe, dinamike, interaktive dhe inovative, përmes ngarkimit të përmbajtjes si në gjuhën angleze ashtu edhe në atë shqipe. AKAFPK ka nevojë për 1 Ambasador EPALE për të suportuar në zhvillimin e përmbajtjeve në platformën Elektronike për të nxënit e të rriturve në Europë të zbatuar në Shqipëri.

Objektivi i detyrës

  • të sigurojë cilësinë e rezultateve të prodhuara nga AKAFPK si Shërbim Kombëtar Mbështetës për të promovuar EPALE në Shqipëri;
  • të ofrojë këshilla teknike për NSS-në mbi zhvillimin e aktiviteteve të planifikuara dhe mbi ndikimin e mundshëm të iniciativave të tilla në Shqipëri.
Ambasadorët e EPALE do të kryejnë detyrat e mëposhtme:
  • Identifikimi i përmbajtjes dhe burimeve për EPALE, minimumi 16 ngarkime nga shkurt 2026 – dhjetor 2026
  • Shkrimi i blogjeve dhe artikujve, minimumi 16 nga shkurt 2026 – dhjetor 2026.
  • Promovimi i EPALE dhe rekrutimi i përdoruesve në evente për profesionistët e arsimit të të rriturve, minimumi 8 evente nga shkurt 2026 – dhjetor 2026.
  • Animimi i EPALE duke komentuar përmbajtjen dhe duke kontribuar në diskutime dhe evente editoriale, me minimumi 4 diskutime nga shkurt 2026 – dhjetor 2026.
  • Ndihma në hartëzimin e sektorit dhe identifikimin e palëve të interesuara kryesore që lidhen me të nxënit e të rriturve në Shqipëri
  • Pjesëmarrja në webinare që lidhen me EPALE
  • Kontributi aktiv në komunitetin dhe mediat sociale të EPALE, duke shpërndarë informacion, duke filluar debate dhe duke marrë pjesë aktive në to.
Kriteret e përzgjedhjes Kërkesa të përgjithshme
  • Diplomë Masteri ose Studime Pasuniversitare në Shkencat e Sociale, Ekonomike ose në fusha të ngjashme me to
    • Aftësi të provuara për të punuar si profesionist në të nxënit për të rritur
    • Aftësi organizative të mira
    • Njohuri të gjera dhe përvojë pune në temat e të nxënit për të rritur dhe të të nxënit gjatë gjithë jetës – minimum 3 vjet përvojë në tema të ngjashme
    • Aftësi e demonstruar për të komunikuar në mënyrë efektive
Procedura e përzgjedhjes Aplikimet do të vlerësohen bazuar në një analizë kumulative duke marrë parasysh kualifikimet teknike të aplikantit. Raportimi dhe Kohëzgjatja
  • Eksperti do të bashkëpunojë ngushtë me stafin e AKAFPK për të koordinuar përmbajtjen si dhe afatet e dorëzimit.
  • Eksperti do të marrë përgjegjësi të plotë për përfundimin e detyrave që nga fillimi i projektit (janar 2025 deri në caktimin e kontratës)
Pagesa Pagesa do të bëhet pas dorëzimit të materialeve të dakorduara dhe ditëve të punës të kryera. Aplikantët e interesuar mund të marrin informacion të mëtejshëm në lidhje me Termat e Referencës në faqet e internetit: http://www.akafp.gov.al; http://www. erasmusplus.al/ose në adresën e mëposhtme, e hënë – e enjte 08:00 – 16:30 dhe të premten 08:00 – 14:00. Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve Adresa: RR.“Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit , Tirana, Albania Tel: + 355 4 2237087 Aplikantët e interesuar duhet të paraqisin dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Shprehja e interesit,
  • CV e përditësuar së fundmi;
  • Një kopje e një raporti/studimi të kryer së fundmi
  • Diplome
  • Dy emra si reference
  • Oferta financiare
Dokumentacioni dorëzohet brenda datës 16 shkurt 2026 ora 16:30: – pranë zyrave të AKAFPK-së, në adresën: rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë,     Tiranë; – në formë elektronike në email-in: info.akafp@akafp.gov.al. 2__Request_Ambasador_EPALE__2025-shqip 3_Service-ProcNotice_Ambasador_EPALE_2025-shqip