Për vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit të AKAFPK-së, datë 02 mars 2026, për specialistë të jashtëm për validimin e 3 (tre) skeletkurrikulave, Komisioni i ngritur me Urdhër nr. 6, Prot., datë 07.01.2026, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e kandidatëve, vendosi:
- Të shtyjë njoftimin për validimin e tre skeletkurrikulave të kualifikimeve profesionale të mëposhtme, pasi nuk plotësohet numri minimal i anëtarëve të grupit, i kërkuar:
- “Ndërtim” (2-vjeçar), niveli II në KSHK, referuar nivelit II në KEK:
- “Shërbime mekatronike për mjetet e rënda të transportit” (1-vjeçar), niveli V në KSHK, referuar nivelit V në KEK:.
- “Shërbime mjetesh transporti” (2-vjeçar), niveli II në KSHK, referuar nivelit II në KEK.