Për vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit të AKAFPK-së, datë 11 mars 2026, për specialistë të jashtëm për validimin e 3 (tre) skeletkurrikulave, , Komisioni, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e kandidatëve, vendosi si më poshtë:
- Për validimin e skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Shërbime mekatronike për mjetet e rënda të transportit” (1-vjeçar), niveli V në KSHK, referuar nivelit V në KEK të shpallë fitues:
- Fuat Sinaj – specialist i kategorisë së lartë.
- Bledi Pelivani – specialist i kategorisë së lartë.
- Fabian Saraçi – specialist i kategorisë së lartë.
- Të shtyjë njoftimin për validimin e skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Ndërtim” (2-vjeçar), niveli II në KSHK, referuar nivelit II në KEK, pasi nuk plotësohet numri minimal i anëtarëve të grupit të punës.
- Të shtyjë njoftimin për validimin e skeletkurrikulit të kualifikimit profesional “Shërbime mjetesh transporti” (2-vjeçar), niveli II në KSHK, referuar nivelit II në KEK, pasi nuk plotësohet numri minimal i anëtarëve të grupit të punës.