AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM I DATËS 12 TETOR 2015 PËR BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË PËRSHKRIMEVE TË KUALIFIKIMEVE PROFESIONALE: 1. “TEKNOLOGJI E PËRPUNIMIT TË MATERIALEVE TË NDËRTIMIT”, NIVELI III NË KSHK 2. “TEKNOLOGJI E PËRPUNIMIT TË BOJËRAVE”, NIVELI III NË KSHK, 3. “GJEOLOGJI/MINIERA”, NIVELI II NË KSHK, 4. “MINIERA”, NIVELI III NË KSHK.

Kandidatët për hartimin e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale: “Teknologji e Përpunimit të Materialeve të Ndërtimit”, niveli III në KSHK, “Teknologji e Përpunimit të Bojërave” – niveli III në KSHK,  “Gjeologji/Miniera” – niveli II në KSHK dhe “Miniera”, niveli III në KSHK, duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere: 
  1. Kërkesa të përgjithshme:
  2. Të kenë përvojë pune në fushën e peshkimit ose në mësimdhënie në këtë fushë;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorë kompjuterin. 
  • Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga biznesi:
  1. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse apo në mësimdhënie;
  2. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në fushën përkatëse;
  3. Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve profesionale;
  4. Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
  • Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga ofruesit: 
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse;
  2. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional;
  3. Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
  1. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës profesionale përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim.
  2. CV
  3. Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 16 Tetor, 2015 ora 14:00 Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet e-mail-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al.