AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 30 Janar 2017 – Kërkohen bashkëpuntorë për hartim banka testesh në arsimin profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të VKM nr.321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorë të Jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me hartimin e: a)Bankës së testeve për kualifikimet profesionale:
  • “Prodhime druri gjysëm të gatshme”, Niveli II
  • “Mirëmbajtje dhe riparime mekanike”, Niveli II
  • “Llogari”, Niveli III
  • “Shërbime bankare”, Niveli III
  • “Rrjete të dhënash”, Niveli III
  • “Mbështetje e përdoruesve të TIK”, Niveli III
  • “Silvikulturë”, Niveli III
  • “Veterinari”, Niveli III

    b)Programit orientues të Maturës Shtetërore Profesionale për kualifikimin profesional:

  • “Zhvillim Website”

    c)Programit orientues të nivelit për kualifikimin profesional:

  • “Zhvillim Website”, Niveli III (vetëm pjesa praktike)
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:  Kërkesa të përgjithshme
  • Të jenë shtetas shqiptarë.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse. 
Kërkesa të veçanta:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
  • Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune si mësues ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimet profesionale të mësipërme.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale apo zhvillojnë lëndët përkatëse. Paraqitja e dokumenteve Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 3 Shkurt 2017, ora 14:00 në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë, këto dokumente:
  • Kërkesë për Aplikim.
  • CV
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
  • Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit). Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e proçedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al