AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 31 Tetor 2022 – kërkohen bashkëpunëtorë në fushën e hartimit të standardit të profesionit

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10247, datë 04.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligji nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 datë 15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, e ndryshuar me urdhrin nr. 8, datë 05.01.2022, nr. 10 protokolli, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

  1. Teknik hidraulik

Kandidatët për hartimin e standardit të profesionit “Teknik hidraulik” duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:

  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur kompjuterin.

Kërkesa të veçanta për hartuesit e standardit të profesionit, ekspertë nga biznesi:

  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. Të njohë metodologjinë e hartimit të standardit të profesionit;
  3. Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional;
  4. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose mësimdhënie.
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së arsimit të lartë ose të mesëm;
  4. Dokument vërtetues që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje e librezës së punës ose vërtetim) në fushën përkatëse;
  5. Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).

Kujdes: Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.

  • Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 08.11.2022 ora 16:30. 

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre.

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.

Dokumentacioni dorëzohet në zyrat e AKAFPK-së, në adresën: rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, ose në formë elektronike në email-in: info.akafp@akafp.gov.al.