AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 5 Nentor 2020 – Kërkohen bashkëpunëtorë për hartimin e 9 materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: Hartimin e 9 Materialeve mësimore për lëndët profesionale ai më poshtë (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve): 
  1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
  1. “Drejtimi, ligjshmëria dhe ekonomia në bujqësi”, kl 13”, (96 orë), të drejtimit mësimor “Bujqësi”, Niveli IV i KSHK.
  2. “Bazat e bujqësisë”, kl.10, (108 orë), të drejtimit mësimor “Bujqësi”, Niveli II i KSHK.
  3. “Njohuri mbi ndërtesat”, kl.10, (72 orë), të drejtimit mësimor “Termohidraulikë”, Niveli II i KSHK
  4. “Dendrometri”, kl. 11 (68 orë), të drejtimit mësimor ‘Pyje”, niveli II i KSHK
  5. “Psikopedagogjia”, kl.10 (72 orë), të drejtimit mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, Niveli II i KSHK
  6. “Rrjetet e komunikimit”, kl.12 (72 orë), të profilit mësimore “Riparime të pajisjeve elektronike”, Niveli IV i KSHK.
  7. “Hyrje në programim”, kl.12 (36 orë) të profilit mësimor “Zhvillim website”, Niveli IV i KSHK
  8. “Elektroteknika dhe mekatronika në mjetet e transportit“, kl.11 (68 orë), të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti“, Niveli II i KSHK
  9. “Bazat e programimit në web“, kl. 11 (68 orë) të drejtimit mësimor “Teknologji informacioni dhe komunikimi“, Niveli II i KSHK
  10. Kërkesat për hartuesit e Materialeve mësimore të lëndëve profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  4. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues dhe/ose në punë, në fushë/drejtimin/profilin përkatës
Kohëzgjatja Angazhimi i bashkëpunëtorëve fitues do të jetë për periudhën nëntor – dhjetor 2020. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 12 Nëntor 2020 ora 16:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit të Tiranës, Kati i tretë, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: info@ akafp.gov.al Shtojca