AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

Work shop për hartimin dhe validimin e standardit të profesionin dhe standardit të kualifikimit “Diagnostikim-menaxhim në autoservis”, niveli i V i KSHK-së

  1. Kreu
  2. >
  3. Veprimtari
  4. >
  5. Work shop për hartimin…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në   bashkëpunim me projektit Skill for Jobs (S4J) zhvilloi takimet për hartimin dhe validimin e  standardit  të profesionin dhe standardit të kualifikimit “Diagnostikim-menaxhim në autoservis”, niveli i V i KSHK-së. Në fillim të takimit Zj. Ejvis Gishti, Drejtore e Përgjithshme e AKAFPK përshëndeti të pranishmit, duke falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve të  profesionit dhe të kualifikimit. Në fillim të takimeve u  bë orientimi i grupit për metodologjitë e hartimit të  standardeve profesioneve dhe të kualifikimit profesionale.  Grupit të punës iu prezantua formati i standardeve të profesioneve dhe të kualifikimeve profesionale   dhe më pas u bë  orientimi për plotësimin e rubrikave përkatëse të tyre. Takimet u zhvilluan në ” Hotel Mondial” në Tiranë gjatë periudhës prill-maj 2023.