NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTORË
PËR VLERËSUES TË JASHTËM TË PROCESIT TË AKREDITIMIT
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK),
në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Ligjit nr. 7961,
datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Ligjit nr. 44/2015,
“Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit nr. 15/2017,
“Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Ligjit
nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar,
Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”,
të ndryshuar, VKM-së nr. 673, datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e
Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, Urdhrit nr. 845,
datë 03.07.2025, “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat
e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Urdhrit nr. 21,
datë 13.4.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit
të specialistëve të jashtëm me kontratë dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për
realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe akteve të tjera ligjore dhe
nënligjore në fuqi që lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për
bashkëpunëtorë lidhur me:
Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të ofruesit publik të AFP-së,
Shkollës së Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu”, Çlirim, Fier, që ofron kualifikimet
profesionale të mëposhtme:
Shkarko Formularin
- Bujqësi, Niveli II i KSHK-së;
- Frutikulturë, Niveli III i KSHK-së;
- Bujqësi, Niveli IV i KSHK-së;
- Veterinari, Niveli IV i KSHK-së;
- Shërbime sociale dhe shëndetësore, Niveli II i KSHK-së;
- Shërbime kujdesi për fëmijë, Niveli III i KSHK-së;
- Shërbime sociale dhe shëndetësore, Niveli IV i KSHK-së;
- Shërbime mjetesh transporti, Niveli II i KSHK-së;
- Mekanikë bujqësore, Niveli III i KSHK-së;
- Shërbime mjetesh transporti, Niveli IV i KSHK-së;
- Ekonomi-Biznes, Niveli II i KSHK-së;
- Tregti, Niveli IV i KSHK-së;
- Teknologji ushqimore, Niveli II i KSHK-së;
- Teknologji e përpunimit të qumështit, Niveli III i KSHK-së;
- Teknologji ushqimore, Niveli IV i KSHK-së.
- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- Të kenë aftësi për punë në grup;
- Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë (të paktën niveli 7 i KSHK-së);
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në AFP dhe/apo në fushat profesionale përkatëse;
- Të jenë të certifikuar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- Të kenë ndjekur trajnimin e vazhduar për procesin e akreditimit;
- Të mos jenë të përjashtuar nga e drejta për të vepruar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- Të kenë nënshkruar formularin e deklarimit se nuk kanë konflikt interesi me AKAFPK-në dhe ofruesin e AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
- Kërkesë për aplikim, referuar njoftimit përkatës për aplikim, e firmosur nga kandidati;
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje të dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-Albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- Kopje të Certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IoAFP-ve;
- Deklaratë të nënshkruar që nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik të AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
- Dëshmi penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve të ndryshme (nëse disponon).
Shkarko Formularin