Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e 10 materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (Shtojca në vijim tregon edhe programet e përgjithshme përkatëse të këtyre lëndëve). 
				- Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
 
- Për lëndën profesionale “Zookulturë”, kl.12, (68 orë), të profileve mësimore “Prodhim shtazor”, Niveli II i AP dhe “Mbarështrim i kafsheve dhe i shpendëve”, Niveli II i AP.
 - Për lëndën profesionale “Frutikulturë”, kl.12, (102 orë), të profilit mësimor “Frutikulturë”, Niveli II i AP.
 - Për lëndën profesionale “Teknologji e punimeve të rrugëve, veprave të artit, rrjetit inxhinierik dhe riparimit të tyre” (102 orë) kl. 12 – 102 orë të profilit mësimor “Punime dhe riparim rrugësh”, Niveli II i AP.
 - Për lëndën profesionale “Pyllëzime dhe mbrojtje e tokës”, kl.13 (64 orë), të profilit mësimor “Silvikulturë”, Niveli III i AP
 - Për lëndën profesionale “Njohuri në makroekonomi”, kl.11, (68 orë), të drejtimit mësimor “Ekonomi biznes”, Niveli I i AP
 - Për lëndën profesionale “Estetika e veshjes dhe njohuri mbi ngjyrat”, kl.11, (68 orë), të drejtimit mësimor “Tekstil konfeksione”, Niveli I i AP.
 - Për lëndën profesionale “Shfrytëzimi i vendburimeve të naftës, gazit dhe ujit”, kl.12, (170 orë), të profilit mësimor “Nxjerrja e naftës, gazit dhe ujit” Niveli II i AP
 - Për lëndën profesionale “Sistemet elektrike, elektronike dhe kompjuterike në mjetet e transportit”, kl.12, (68 orë), të profilit mësimor “Shërbime elektroauto”, Niveli II i AP.
 - Për lëndën profesionale “Teknologjia e konstruksioneve metalike”, kl.12, (102 orë), të profilit mësimor “Konstruksione metalike”, Niveli II i AP.
 - Për lëndën profesionale “Bazat e elektroteknikës”, kl.10, (144 orë), të drejtimit mësimor “Elektroteknikë”, Niveli I i AP
 
- Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore:
 
- Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
 - Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
 - Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
 - Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
 - Të përdorin kompjuterin.
 
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
 - Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
 - Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
 
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
 
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese sillet dorazi);
 - CV;
 - Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
 
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23 Shtator 2019, ora 16:00.