AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË PËRSHKRIMIT TË KUALIFIKIMIT PROFESIONAL “Riparim të pajisjeve elektronike”, NIVELI II, NË KKKP

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftime për bashkëpunëtorë
  6. /
  7. KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN…
I. Kandidatët për hartimin e përshkrimit të kualifikimit profesional, “Riparim të pajisjeve elektronike”, niveli II, në KKKP, duhet të plotësojnë këto kritere:
  1. Kërkesa të përgjithshme:
a)      Të kenë përvojë pune në fushën e elektronikës ose në mësimdhënie në këtë fushë; b)      Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; c)      Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj; d)     Të përdorë kompjuterin. 1.1.Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga biznesi: a)      Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e elektronikës apo në mësimdhënie; b)      Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në këtë fushë; c)      Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve; d)     Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional. 1.2  Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga ofruesit: a)      Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse; b)      Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional; c)      Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
  1. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës së elektronikës, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a)      Kërkesë për Aplikim. b)      CV. c)      Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 17 Shtator, 2014 ora 16:30 Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet e-mail-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp-al.org. Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: tbraco@ akafp-al.org.