AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Workshop DACUM për Analizën e Profesionit “Dizenjues Mode”

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Workshop DACUM për Analizën…
   

Me mbështetjen e Projektit EU IPA 2010 mbi Zhvillimin e Burimeve Njerëzore në Shqipëri, më 17-18 Tetor 2014, Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve zhvilloi workshop-in 2-ditor me përfaqësues të atelieve te modës në Tiranë, si dhe përfaqësues të Departamentit të Tekstilit dhe Modës në Universitetin Politeknik të Tiranës. Qëllimi i kësaj veprimtarie ishte sigurimi i një informacioni të detajuar të zhvillimit të profesionit “Dizenjues Mode” në Shqipëri. Ky informacion i strukturuar do të shërbejë për zhvillimin e standardeve të kualifikimeve profesionale dhe të kurrikulës përkatëse në nivelin V në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve (niveli pas i mësëm i shkollimit).