Në datat 17 dhe 18 nëntor 2014 u mbajt në Tiranë Forumi i Agjencive të vendeve të Europës Juglindore të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), në kuadër të platformës rajonale të bashkëpunmimit të fushës e Arsimit dhe Trajnimit, i njohur me siglën ERISEE (Education Reform Initiative of South Eastern Europe). Ky Forum i themeluar në 2004 në kuadër të Paktit të Stabilitetit për Arsimin dhe Rininë, prej vitit 2008 mbështet veprimtaritë e rrjetin e Agjencive të AFP-së , i njohur si SEEVET dhe mblidhet periodikisht në një nga vendet anëtare të tij, për tema të interesit të vendeve të Rajonit të Europës Juglindore.
Themelimi i këtij forumi është bërë po në Tiranë në shtator të vitit 2008, ku u përcaktuan modalitetet dhe fushat e veprimit.
Këtë vit, pas 6 vjetësh, mikpritësi i zhvillimit të veprimtarisë së këtij forumi ishte sërish Shqipëria nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.
Takimi u organizua në kuadër të bashkëpunimit të dy iniciativave paralele:
1.“ SEEVET-Net (Rrjeti Rajonal i Vendeve të Europës Juglindore për AFP-në)”
2. “Cluster of Knowledge in VET (Përgjithësimi i njohurive në AFP)”.
Tema e takimit ishte: “Partneritet i përbashkët i shkollave dhe biznesit / Rritja e ndërgjegjësimit për avantazhet e të nxënit në punë”.
Takimi u zhvillua në mjediset e Hotel Tirana International dhe në të mernin pjesë 36 përfaqësues nga 9 vende anëtare të rrjetit: Shqipëria, Bosnja-Herzegovina, Bullgaria, Kosova, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia ; si dhe 8 përfaqësues nga organizata që zhvillojnë aktivitetin e tyre në AFP si ETF, KulturKontakt Austria dhe CNDIPT Serbi.
Sesionin e parë e drejtoi znj. Monika Mott, drejtuese e departamentit për bashkëpunim arsimor të KulturKontakt Austria, e cila vlerësoi kontributin e forumit dhe përcjelljen e përvojave në rajon dhe me gjerë.
Në emër të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, pjesëmarrësit i përshëndeti zëvendësministrja znj. Gentiana Sula. Znj. Sula vlerësoi tematikën e këtij forumi dhe përvojën e shkëmbyer gjatë mbështetjes së AFP pej tyre, duke gjetur pika të përbashkëta në procesin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësim.
Drejtuesja e AKAFPK-së, znj. Sonila Limaj u shpreh se qasja e temës dhe e aktivitetit në terësi janë në përputhje me vizionin, përvojën dhe veprimtarinë konkrete të AKAFPK-së në këtë drejtim.
Më pas punimet vazhduan me prezantimet e përfaqësuesve të vendeve anëtare, ku nga Agjencia jonë Kombëtare u paraqit një prezantim përgatitur nga dy përgjegjësit e sektorëve në AKAFPK, z. Alqi Musafai dhe znj. Ejvis Gishti.
Më pas vijoi prezantimi i përvojave të cdo vendi për temën në fjalë ku pati pyetje dhe diskutime interesante për terma konkretë të zbatimit të faktorëve të suksesit dhe sfidave. Me interes u prit prezantimi i një përfaqësuesi nga bota e biznesit në Rumani, i cili në terma konkretë, parashtroi qartë arsyet dhe procesin e zbatimit të metodës së “Të Mësuarit me Bazë Punën” (WBL-Work Based Learning)”.
Në seancën e pasdites u disktua dhe u përcaktuan fushat e interesit për veprimtari të përbashkët në vazhdim. U theksua se pothuaj të gjthë vendet e rajonit ndeshen me sfida dhe vështirësi të ngjashme, por të vendosur për të bashkëpunuar në këtë drejtim, posaçërisht në lidhje me:
Rrregullimin e kuadrit ligjor
Ndërgjegjësimin e bizneseve mbi mundësitë dhe mënyrat e angazhimit të tyre
Zbatimin e të nxënit me bazë punën në shkollë dhe në kompani
Në ditën e dytë u zhvillua nj vizitë në shkollën e mesme profesionale “Beqir Çela” dhe në një kompani private, ku të pranishmit u njohën me zbatimin konkret të të nxë nxënit në vendin e punës në sajë të bashkëpunimit ndërmjet dy partnerëve.
Në pasditen e datës 18 nëntor 2014 u vijua me diskutime përmbyllëse për temën e zgjedhur dhe më pas u kalua në shqyrtimin e çështjeve të bashkëpunmit të mëtejshëm dhe pjesëmarjes në projekte të përbashkëta rajonale, në kuadër të iniciativave europiane për fushat e interesit.
Të gjithë pjesëmarësit falënderuan mikpritësit shqiptarë për organizimin dhe kontributin e tyre në mbarëvajtjen e aktivitetit