AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM I DATËS 20 TETOR 2015 PËR BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT BANKA TESTESH NË ARSIMIN PROFESIONAL

NJOFTIM PËR HARTIM BANKA TESTESH NË ARSIMIN PROFESIONAL  Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të VKM nr.321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorë të Jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me hartimin e bankës së testeve për kualifikimet profesionale:
  • “Makina metalpunuese”, Niveli II
  • “Konstruksione metalike”, Niveli II
  • “Mirëmbajtje dhe riparime mekanike”, Niveli II
  • “Riparime të pajisjeve elektronike”, Niveli II
  • “Shtrim dhe veshje me pllaka”, Niveli II
  • “Shërbime kujdesi për të moshuar”, Niveli II
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:  Kërkesa të përgjithshme
  • Të jenë shtetas shqiptarë.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
Kërkesa të veçanta: 
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
  • Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune si mësues ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimet profesionale të mësipërme.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale.   Paraqitja e dokumenteve Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 26 Tetor 2015, ora 14:00 në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë, këto dokumente:
  • Kërkesë për Aplikim.
  • CV
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
  • Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit). Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e proçedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al