Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve).
I.Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
1.1. Për lëndën profesionale “Materiale ndërtimi”, kl.10 (72 orë), të drejtimit mësimor “Ndërtim”, Niveli I.
1.2. Për lëndën profesionale “Teknologjia e përpunimit të brumit”, kl.12 (170 orë), të profilit mësimor “Teknologji e përpunimit të brumit”, Niveli II.
1.3. Për lëndën profesionale “Sigurime”, kl.12, (144 orë), të profilit mësimor “Sigurime”, Niveli III.
1.4. Për lëndën profesionale “Hidraulika e zbatuar”, kl.10 (72 orë), të drejtimit mësimor “Mekanikë”, Niveli I
II.Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:
- Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 03 Maj 2016, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email:
Teuta.Braco@ akafp.gov.al
SHTOJCE
Programet sintetike të lëndëve profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
- Programi i Lëndës
“Materiale ndërtimi”, Kl. 10 – 72 orë
(L-02-002-15)
Në drejtimin mësimor “Ndërtim”, Niveli I
- Synimet e lëndës “Materiale ndërtimi”, kl. 10 .
Në përfundim të trajtimit të lëndës “Materiale ndërtimi” klasa 10, nxënësit duhet:
– Të rendisin vetitë kryesore të materialeve të ndërtimit dhe t’i dallojnë ato.
– Të përshkruajnë materialet drunore dhe përdorimet e tyre në ndërtim
– Të përshkruajnë materialet metalike dhe të kombinuara që përdoren në ndërtim.
– Të përshkruajnë materialet prej guri natyror që përdorën në ndërtim.
– Të përshkruajnë materialet qeramike dhe teknologjinë e prodhimit të tyre.
– Të përshkruajnë materialet lidhëse joorganike që përdoren në ndërtim.
– Të përshkruajnë materialet lidhëse organike që përdoren në ndërtim
– Të analizojnë materialet përbërëse të betonit, vetitë dhe mënyrat e përgatitjes së tij.
– Të përshkruajnë materialet gurore artificiale që përdoren në ndërtim.
– Të përshkruajnë llojet kryesore të elementeve të parapërgatitura dhe përdorimet e tyre.
– Të klasifikojnë llojet e llaçeve sipas vetive të tyre dhe përdorimeve të tjera.
– Të përshkruajnë dhe dallojnë llojet e materialeve termoizoluese sipas cilësisë dhe vendit të përdorimit.
– Të përshkruajnë materialet akustike që përdoren në ndërtim.
– Të përshkruajnë dhe dallojnë llojet e materialeve hidroizoluese sipas cilësisë dhe vendit të përdorimit.
– Të përshkruajnë materialet plastike që përdoren në ndërtim.
– Të përshkruajnë dhe dallojnë materialet e bojatisjes sipas cilësisë dhe vendit të përdorimit.
- Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Materiale ndërtimi”, kl. 10 – 72 orë
Tema 1 |
Vetitë kryesore të materialeve të ndërtimit |
12 orë |
Tema 2 |
Materialet prej druri dhe përdorimi i tyre në ndërtim |
2 orë |
Tema 3 |
Materialet metalike dhe të kombinuara |
2 orë |
Tema 4 |
Materialet prej guri natyror |
4 orë |
Tema 5 |
Materialet prej qeramike dhe teknologjia e prodhimit të tyre |
8 orë |
Tema 6 |
Materialet lidhëse joorganike dhe teknologjia e prodhimit të tyre |
6 orë |
Tema 7 |
Materialet organike dhe përdorimi i tyre në ndërtim |
2 orë |
Tema 8 |
Betonet dhe elementet prej betoni të armuar të parapërgatitura |
6 orë |
Tema 9 |
Materialet gurore artificiale |
2 orë |
Tema 10 |
Llaçet e ndërtimit |
4 orë |
Tema 11 |
Materialet termoizoluese |
8 orë |
Tema 12 |
Materialet akustike |
2 orë |
Tema 13 |
Materialet hidroizoluese |
8 orë |
Tema 14 |
Materialet plastike |
2 orë |
Tema 15 |
Materialet e bojatisjes dhe patinimit |
2 orë |
- Programi i Lëndës
“Teknologjia e përpunimit të brumit”, Kl. 11–68 orë
(L-11-25-08)
Në profilin mësimor “Teknologji e përpunimit të brumit”, Niveli II
- Synimet e lëndës “Teknologjia e përpunimit të brumit”, 12
Në përfundim të trajtimit të lëndës “Teknologjia e përpunimit të brumit”, kl 12
, nxënësit duhet:
- Të shpjegojnë kuptimin për teknologjinë ushqimore të drithërave, miellit dhe produkteve të përftuara prej tyre;
- Të identifikojnë risitë në zhvillimin dhe modernizimin e teknologjisë së prodhimit të brumrave;
- Të argumentojnë rolin dhe rëndësinë e higjienës në teknologjinë e prodhimit të bukës dhe prodhimeve të tjera prej brumi;
- Të përshkruajnë linjat, pajisjet, makineritë në teknologjinë e prodhimit të brumërave;
- Të respektojnë rregullat e sigurimit teknik dhe te mbrojtjes së mjedisit, për parandalimin e rreziqeve në punë;
- Të argumentojnë rëndësinë e sigurisë ushqimore, ambalazhimit, etiketimit dhe ruajtjes së produkteve të brumit;
- Të dallojnë veçoritë botanike, strukturën dhe përbërjen kimike të drithërave;
- Të analizojnë faktorët që ndikojnë në ruajtjen e cilësisë së drithërave;
- Të interpretojnë treguesit kryesorë të cilësisë së drithrave, miellit dhe produkteve të brumit;
- Të shpjegojnë veçoritë teknologjike në prodhimin e miellit;
- Të dallojnë veçoritë e lëndëve ndihmëse dhe shtesave përmirësuese në prodhimin e produkteve prej brumi;
- Të argumentojnë rolin e enzimave dhe mikroflorës fermentuese në prodhimin e bukës dhe asortimenteve të brumit;
- Të kryejnë llogaritje në përgatitjen e lëndëve të para e ndihmëse për përgatitjen e brumit për prodhimin e bukës;
- Të shpjegojnë veçoritë e procesit teknologjik në prodhimin e bukës;
- Të interpretojnë proceset e fermentimit në prodhimin e bukës;
- Të shpjegojnë procesin e pjekjes dhe rëndësinë e saj në prodhimin e bukës;
- Të vlerësojnë treguesit e përgjithshëm të cilësisë së drithit, miellit dhe produkteve prej brumi;
- Të identifikojnë defektet në prodhimet e brumit;
- Të argumentonjë marrjen e masave parandaluese për shmangien e defekteve në prodhimet prej brumi.
- Të shpjegojnë veçoritë e procesit teknologjik të prodhimit të makaronave;
- Të shpjegojnë veçoritë e procesit teknologjik të prodhimit të biskotave;
- Të kryejnë llogaritje për përcaktimin e rrezes, rendimentit në prodhimin e miellit dhe produkteve të brumit.
- Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Teknologji e përpunimit të brumit”,
- 12 – 170 orë
Tema 1 |
Teknologjia ushqimore e drithërave, miellit dhe produkteve të përftuara prej tyre. Roli, historiku, rëndësia. |
4 orë |
Tema 2 |
Higjena në teknologjinë e prodhimeve prej brumi. |
7 orë |
Tema 3 |
Linjat, pajisjet, makineritë dhe proceset në teknologjinë e prodhimit miellit dhe brumërave. |
6 orë |
Tema 4 |
Sigurimi teknik dhe mbrojtja e mjedisit. Masat për parandalimin e rreziqeve në punë. Dhënia e ndihmës së parë. |
5 orë |
Tema 5 |
Siguria ushqimore, ambalazhimi, etiketimi dhe ruajtja e produkteve prej brumi. |
7 orë |
Tema 6 |
Drithërat, veçoritë botanike, struktura dhe përbërja e kokrrës së drithit |
10 orë |
Tema 7 |
Ruajtja e drithërave |
4 orë |
Tema 8 |
Treguesit e përgjithshëm të cilësisë së drithërave. |
6 orë |
Tema 9 |
Teknologjia e prodhimit të miellit. |
13 orë |
Tema 10 |
Treguesit e përgjithshëm të cilësisë së miellrave |
8 orë |
Tema 11 |
Lëndët ndihmëse dhe shtesat përmirësuese në teknologjinë e prodhimeve prej brumi |
4 orë |
Tema 12 |
Enzimat dhe Mikroflora fermentuese në prodhimet prej brumi |
10 orë |
Tema 13 |
Teknologjia e prodhimit të bukës |
18 orë |
Tema 14 |
Teknologjia e prodhimit të asortimenteve të brumit |
10 orë |
Tema 15 |
Defektet e bukës shkaqet dhe masat parandaluese |
4 orë |
Tema 16 |
Rrezja, rendimenti i bukës |
2 orë |
Tema 17 |
Treguesit e përgjithshëm të cilësisë së bukës |
8 orë |
Tema 18 |
Teknologjia e prodhimit të makaronave |
13 orë |
Tema 19 |
Defektet në makarona, shkaqet dhe masat parandaluese |
5 orë |
Tema 20 |
Treguesit e përgjithshëm të cilësisë së makaronave |
8 orë |
Tema 21 |
Teknologjia e prodhimit të biskotave |
10 orë |
Tema 22 |
Treguesit e përgjithshëm të cilësisë së biskotave |
8 orë |
3.
Programi i Lëndës
“Sigurime”, Kl. 12– 144 orë
(L-17-368-15)
Në profilin mësimor “Sigurime”, Niveli III
- Synimet e lëndës “Sigurime”, kl. 12.
Në përfundim të trajtimit të lëndës “Sigurime”, klasa 12, nxënësit duhet:
- Të përshkruajnë kuptimin e rëndësinë e sigurimeve, nevojën për sigurime si një mjet të sigurisë sociale;
- Te pershkruajne rolin e sigurimit në zhvillimin ekonomik të vendit.
- Të përshkruajnë ecurinë historike të sigurimit në botë dhe në Shqipëri.
- Të përshkruajnë konceptin e riskut dhe pasigurisë ndaj tij.
- Të dallojnë llojet e risqeve sipas karakteristikave të tyre.
- Të përshkruajnë mënyrat e shmangies së risqeve të ndryshme.
- Të përshkruajnë lidhjen midis riskut dhe sigurisë, si dhe ndikimin e faktorëve të risqeve sipas kategorive përkatëse.
- Të përshkruajnë konceptin, llojet e dëmit (shëndetësor, material, jetësor, moral etj.), si dhe rregullat e trajtimit të tij.
- Të përshkruajnë hapat kyçe të procesit të ekspertimit të dëmit.
- Të përshkruajnë konceptin e dëmshpërblimit dhe parimet e funksionimit të tij.
- Të përshkruajnë konceptin e primit, llojet dhe elementet përcaktues të tij.
- Të përshkruajnë rolin që ka aktuari në llogaritjen e primit të sigurimit.
- Të renditin dhe përshkruajnë faktorë të ndryshëm që merren parasysh në llogaritjen e primit.
- Të përshkruajnë kuptimin, rëndësinë dhe elementet kryesorë mbi të cilat zhvillohet tregu i sigurimeve;
- Të identifikojnë aktorët dhe mënyrën e ndërveprimit midis tyre në tregun e sigurimeve. – Të renditë gamën e produkteve që ofrohen në tregun e sigurimeve.
- Të përshkruajnë kuptimin, rëndësinë dhe ecurinë në vite të sigurimeve shoqërore në Shqipëri;
- Të përshkruajnë legjislacionin e përdorur në fushën e sigurimeve shoqërore.
- Të përshkruajnë llojet e sigurimeve shoqërore në Shqipëri (të detyrueshme, vullnetare, suplementare).
- Të renditin grupet përfituese sipas kategorive përkatëse.
- Të përshkruajnë kuptimin e të ardhurave periodike dhe rëndësinë e tyre.
- Të përshkruajnë kuptimin e pensionit dhe rëndësinë e tij në sigurinë shoqërore.
- Të dallojnë format e pensioneve dhe mënyrat e përftimit të tij.
- Të kryejnë llogaritje të formave të ndryshme të pensioneve si: pensioni i pjesshëm i pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensioni familjar, pensioni i fshatit, pensionet e posaçme shtetërore etj.;
- Të përshkruajnë përfitimet nga dega e sigurimit të aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale;
- Të listojnë personat që përfitojnë nga ligji për sigurimet shoqërore;
- Të renditin mënyrat e pagesave për kompesimin e dëmeve sipas kategorive të aksidenteve;
- Të përshkruajnë kuptimin e shëndetit si produkt i sigurimeve;
- Të përshkruajnë kuptimin dhe rëndësinë e sigurimeve shëndetësore;
- Të renditin llojet e kontributeve shëndetësore (të detyrueshme dhe vullnetare), si dhe kushtet e procedurat e përfitimeve sipas kategorive përkatëse;
- Të përshkruajnë legjislacionin e përdorur në fushën e sigurimeve shëndetësore;
- Të renditin llojet e mjeteve tokësore motorike dhe jomotorike që janë objekt i sigurimeve. – Të përshkruajnë procedurat e sigurimeve motorike pasurore lëvizëse;
- Të përshkruajnë procedurat e sigurimit të mallrave në transportin tokësor (përfshirë mallra, bagazhe dhe të gjitha llojet e tjera të sendeve).
- Të renditin llojet e mjeteve motorike që lëvizin mbi shina, ajrore dhe detare që janë objekt i sigurimeve.
- Të përshkruajnë procedurat e sigurimeve mjeteve motorike që lëvizin mbi shina, ajrore dhe detare;
- Të përshkruajnë procedurat e sigurimit të mallrave në transportin me mjete motorike që lëvizin mbi shina, ajrore dhe detare (përfshirë mallra, bagazhe dhe të gjitha llojet e tjera të sendeve);
- Të renditin llojet e dëmtimeve ose humbjeve të ndryshme pasurore, të shkaktuara nga zjarret, shpërthimet, stuhitë, forcat e natyrës, energjia nukleare, shkarja e tokës etj, që janë objekt i sigurimeve.
- Të përshkruajnë procedurat e sigurimeve pasurore nga zjarri dhe forcat e natyrës;
- Të përshkruajnë procedurat e sigurimeve të tjera pasurore;
- Të përshkruajnë kuptimin e përgjegjesisë dhe llojet e tij (civile dhe juridike);
- Të përshkruajnë rëndësinë dhe klasifikimin e sigurimeve të tjera speciale;
- Të përshkruajnë sigurimin kasko, sigurimet e objekteve me vlerë të madhe, sigurimet teknike, sigurimin e humbjeve nga mosvënia në punë e makinerive të ndryshme, sigurimet e transportit (primi dhe llojet e policave të sigurimit), sigurimin e montimit, etj. – Të renditin llojet e humbjeve që vijnë si rezultat i mospagesës për shkak të paaftësisë paguese dhe garancive, që janë objekt i sigurimeve;
- Të përshkruajnë procedurat e sigurimeve të paaftësisë paguese, të kredive të eksportit dhe rreziqe të tjera që shoqërohen me eksportin, tregtinë dhe investimet brenda dhe jashtë vendit, të kredive hipotekore dhe bujqësore, etj;
- Të përshkruajnë procedurat e sigurimeve të garancive dhe humbjeve financiare të shkaktuara si pasojë e rrezikut në punësim, pamjaftueshmërisë së të ardhurave, humbjes së të ardhurave, shpenzimeve të përgjithshme të paparashikuara;, shpenzimeve tregtare të paparashikuara, humbjes së vlerës në treg, humbjes nga qiratë ose të ardhurat, humbjeve financiare (të tjera nga ato tregtare) etj;
- Të renditin llojet e sigurimit të jetës që janë objekt i sigurimeve;
- Të përshkruajnë procedurat e sigurimeve të jetës për mbijetesë deri në një moshë të caktuar, sigurimin për vdekjen, sigurimin e jetes i lidhur me fonde të investimeve, sigurimi i fondeve për pagesa etj;
- Të argumentojnë me shembuj format dhe llojet më të zhvilluara të sigurimeve dhe karakteristikat e tyre në Shqipëri.
- Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Sigurime”, klasa 12 – 144 orë
Tema 1 |
Kuptimi dhe rëndësia e sigurimeve |
8 orë |
Tema 2 |
Historiku i zhvillimit të sigurimeve |
8 orë |
Tema 3 |
Risku, karakteristikat dhe klasifikimi i tij |
10 orë |
Tema 4 |
Dëmi dhe llojet e tij |
10 orë |
Tema 5 |
Dëmshpërblimi, parimet dhe politikat e kompensimit |
8 orë |
Tema 6 |
Primi, kuptimi dhe trajtimi praktik i tij |
10 orë |
Tema 7 |
Tregu i sigurimeve |
8 orë |
Tema 8 |
Sigurimet shoqërore |
10 orë |
Tema 9 |
Sigurimet e të ardhurave periodike dhe pensionet |
10 orë |
Tema 10 |
Sigurimi i aksidenteve dhe shëndetit |
10 orë |
Tema 11 |
Sigurime motorike |
8 orë |
Tema 12 |
Sigurimi i marinës dhe i transportit |
6 orë |
Tema 13 |
Sigurimi nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë (Sigurime pasurore) |
10 orë |
Tema 14 |
Sigurime të përgjegjësisë profesionale |
8 orë |
Tema 15 |
Sigurimet e kreditit dhe garancive |
6 orë |
Tema 16 |
Sigurimi i jetës |
8 orë |
Tema 17 |
Sistemi i sigurimeve në Shqipëri |
6 orë |
4.
Programi i Lëndës
“Hidraulikë e zbatuar”, Kl. 10 – 72 orë
(L-04-032-08)
Nё drejtimin mёsimor ”Mekanikë”, Niveli I
- Synimet e lëndës “Hidraulika e zbatuar“, kl. 10.
Në përfundim të trajtimit të lëndës “Hidraulika e zbatuar“, klasa 10, nxënësit duhet:
- Të shpjegojnë qëllimin dhe rëndësinë e hidraulikës.
- Të shpjegojnë ligjet e hidrostatikës dhe rëndësinë e tyre.
- Të shpjegojnë ligjin e Paskalit.
- Të shpjegojnë ligjin e Arkimedit.
- Të zgjedhin aparatet e matjes së trysnisë.
- Të përshkruajnë veçoritë e ligjeve të hidrodinamikës dhe rëndësinë e tyre.
- Të përdorin aparatet matës të hidrodinamikës (tubi Pito, tubi Venturi, etj.)
- Të përshkruajnë humbjet hidraulike dhe shkaqet e lindjes së
- Të bëjnë llogaritje të thjeshta të tubacioneve.
- Të përshkruajnë goditjen hidraulike.
- Të përshkruajnë pompat hidraulike.
- Të përshkruajnë ç’është kavitacioni dhe kur ndodh.
- Të përshkruajnë sistemet hidraulike.
- Të zgjedhin pompën hidraulike për një sistem të thjeshtë
- Të shpjegojnë transmesionet hidraulike.
- Të përshkruajnë transmesionin hidraulik të një makine të thjeshtë metalprerëse
- Të përshkruajnë turbinat hidraulike.
- Përmbajtjet e përgjithshme të lëndës “Hidraulika e zbatuar“, kl 10 – 72 orë
Tema 1 |
Hyrje në hidraulikë, lëngjet dhe vetitë kryesore të tyre. |
3 orë |
Tema 2 |
Hidrostatika, trysnia hidrostatike dhe llogaritje |
5 orë |
Tema 3 |
Aparatet matëse të trysnisë |
2 orë |
Tema 4 |
Ligji i Paskalit, zbatime të tij. |
3 orë |
Tema 5 |
Ligji i Arkimedit. |
2 orë |
Tema 6 |
Hidrodinamika, lëvizjet e lëngut |
3 orë |
Tema 7 |
Ekuacionet e lëvizjes së lëngjeve |
4 orë |
Tema 8 |
Aparatet matës të hidrodinamikës dhe përdorimi i tyre |
4 orë |
Tema 9 |
Regjimet e lëvizjes së lëngut dhe përcaktimi i tyre |
4 orë |
Tema 10 |
Humbjet hidraulike dhe përcaktimi i tyre |
4 orë |
Tema 11 |
Rrjedhjet e lëngut në vrima, hundëza dhe tubacione. |
4 orë |
Tema 12 |
Llogaritja e tubacioneve dhe goditja hidraulike. |
5 orë |
Tema 13 |
Njohuri të përgjithshme për sistemet dhe pompat hidraulike. |
4 orë |
Tema 14 |
Pompat qëndërikse, parimi i punës, ndërtimi dhe zgjedhja e tyre. |
6 orë |
Tema 15 |
Pompat vëllimore, parimi i punës, ndërtimi dhe zgjedhja e tyre. |
4 orë |
Tema 16 |
Njohuri të përgjithshme për transmesionet hidraulike |
5 orë |
Tema 17 |
Mekanizmat e shpërndarjes së lëngut në sistemet hidraulike |
5 orë |
Tema 18 |
Turbinat hidraulike |
5 orë |