AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Konferencë “Korniza Shqiptare e Kualifikimeve”

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Konferencë “Korniza Shqiptare e…
Me një pjesëmarrje të gjerë të përfaqësuesve nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga institucione të tjera te arsimit dhe formimit profesional, nga partnerë sociale të AFP dhe nga universitet u mbajt më 3 mars 2017, në “Tirana International Hotel” Konferenca Kombëtare “Korniza Shqiptare e Kualifikimeve (KSHK)” organizuar nga Task Forca për KSHK me mbështetjen e European Training Foundation (ETF). Fokusi i kësaj konference ishte informimi mbi zhvillimet e fundit në zbatimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve në linjë edhe me kontekstin evropian. Fjala e hapjes u mbajt nga Ministri I Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, zoti Blendi Klosi, i cili theksoi rëndësinë e madhe të zhvillimit të AFP në përputhje me kërkesat e tregut të punës, si një element kyç në zhvillimin e ekonomisë së vendit. Zonja Mirjam de Jong, përfaqësuese e ETF bëri një prezantim të Kontekstit Evropian të zhvillimit dhe zbatimit të kornizave të kualifikimeve si instrumente në mbështetje të reformave në arsimin dhe formimin profesional, të cilat lehtësojnë transparencën dhe komunikimin ndërmjet sistemeve të ndryshme të kualifikimeve në Evrope. Më pas, zonja Ejvis Gishti, përgjegjëse e sektorit të Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale, AKAFPK, anëtare e Task Forcës për KSHK, si dhe anëtare e Bordit Këshillimor për Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, shpjegoi në detaje për të pranishmit Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve, strukturën e përbërë nga 8 nivele dhe përshkruesit përkatës në terma të njohurive, aftësive dhe kompetencave më të gjera. Ajo u përqendrua në zhvillimet e deritanishme për zbatimin e një prej nën sektorëve të KSHK që lidhet me Arsimin dhe Formimin Profesional dhe atë para universitar në përgjithësi. Konferenca vazhdoi me prezantimin e zotit Aleksandër Xhuvani, anëtar i Task Forcës për KSHK, në fokusin e të cilit ishte lidhja e KSHK-së me arsimin e lartë, evoluimi i KSHK ndër vite. Ai theksoi si risi ligjin aktual të Arsimit të lartë. Një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e AFP është edhe bashkëpunimi dhe lidhja me bizneset dhe partnerët social. Zoti Koli Sinjari, përfaqësues i Biznes Albania, prezantoi ndërhyrjet e bizneseve dhe partnerëve socialë në përmirësimin e KSHK-së. Gjithashtu, si përfaqësues i Biznes Albania shprehu gatishmërinë e bizneseve dhe partnerëve social në përgjithësi për të bashkëpunuar në fushën e zhvillimit dhe zbatimit të KSHK në të ardhmen. Në seancën e fundit të konferencës u organizua paneli i diskutimeve, I cili ishte mjaft aktiv dhe me interes për të pranishmit. Në mbështetje të prezantimeve dhe diskutimeve rreth KSHK, konferenca doli me disa konkluzione dhe rekomandime. Megjithëse KSHK është një kornizë e përafërt me atë evropiane, rezultatet e zbatimit të saj duhet të jenë në përputhje me zhvillimet në tregun e punës, si dhe duhet të orientojnë edhe një sërë nismash për reformimin e sistemit të kualifikimit.