AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 6 Mars 2017 – Kërkohet përkthyes në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri”

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i datës 6…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” zhvillon në datën 16 Mars 2017 , aktivitetin përmbyllës të projektit.​Në kuadër të këtij aktiviteti nevojitet përzgjedhja e një përkthyesi për të ofruar përkthimin simultant Anglisht-Shqip dhe anasjelltas në daten 16 Mars 2017, nga ora 09.30 deri në orën 14.00 si dhe përkthimin e materialeve të ndryshme. Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Angleze
  • Të këtë experience në përkthime jo me pak se 3 vjet
  • Të kuptojë, të flasë dhe interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Angleze
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim,
  2. CV,
  3. Kopjen e Diplomës.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 10/03/2017 ora 14:00. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: info.akafp@akafp.gov.al