AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 2 shkurt 2017-kërkohen bashkëpunëtorë për hartimin e përshkrimit të profesionit:

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË PËR  HARTIMIN E PËRSHKRIMIT TË PROFESIONIT: 7511.04    Kasap Kandidatët për hartimin e përshkrimit të profesionit:  “Kasap”,  duhet të plotësojnë këto kritere: 1.1 Kërkesa të përgjithshme: a)      Të kenë përvojë pune në fushën e përkatëse; b)      Të punojë aktualisht në fushën e përkatëse; c)      Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; d)     Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj. e)      Të përdorë kompjuterin. 1.2  Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të profesioneve: a)      Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesionin përkatës; b)      Të punojë aktualisht në fushën përkatëse; c)      Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të profesioneve. 2.      Preferohen ata kandidatë, të cilët kanë kualifikime shtesë në fushën përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së. 3.      Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: a)      Kërkesë për Aplikim. b)      CV. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 08/02/2017 ora 16:30. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: info.akafp@akafp.gov.al