AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 07 Mars 2018 – Kërkohen bashkëpunëtorë të jashtëm për hartimin e materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional

Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve). 
  1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
1.1. Për lëndën profesionale “Ekonomi shëndeti”, kl.13, (96 orë), të drejtimit mësimor “Shërbime social shëndetësore”, Niveli III. 1.2. Për lëndën profesionale “Bimët dekorative dhe aromatike”, kl.12, (68 orë), të profilit mësimor “Kopshtari”, Niveli II. 1.3. Për lëndën profesionale “Turizmi dhe mjedisi”, kl.11, (68 orë) të drejtimit mësimor “Hoteleri turizëm”. 1.4. Per lëndën profesionale “Udhëtimi dhe turizmi”, kl.12, (108 orë) të profilit mësimor “Sipërmarrje e agjencisë turistike”. 1.5. Për lëndën profesionale “Konstruksione ndërtimi me elemente projekti”, kl.13 (68 orë) të drejtimit mësimor “Ndërtim” 1.6. Për lëndën profesionale “Silvikulturë”, kl.11, (68 orë), të drejtimit mësimor “Pyje”. 1.7. Për lëndën profesionale “Diagnostikimi i parregullsive në mjetet e transportit”, kl.13, (68 orë), të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”. 1.8. Për lëndën profesionale “Shërbimet në motorët e mjetve të transportit”, kl.12, (170 orë), të profilit mësimor “Shërbime motorike”.
  1. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore: 
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:
  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: 
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 13 Mars 2018, ora 14:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës ose dërgohet me e-mail në adresat e mëposhtme:. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: info@akafp.gov.al Shtojca