AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 16 Tetor 2019 – Kërkohen bashkëpunëtorë për hartimin e 5 materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional

Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e 5 materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (Shtojca në vijim tregon edhe programet e përgjithshme përkatëse të këtyre lëndëve). 
  1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
  • Për lëndën profesionale “Art minerar”, kl.12, (68 orë), të profilit mësimor “Miniera”, Niveli II i AP.
  • Për lëndën profesionale “Teknikë ndërtimi”, kl.11 (72 orë) të dreitimit mësimor “Gjeodezi “, Niveli III i AP.
  • Për lëndën profesionale “Bazat e anatomisë së njeriut” (72 orë) kl. 10 të drejtimit mësimore “Shërbime sociale dhe shëndetsore”, Niveli I i AP.
  • Për lëndën profesionale “Bazat e elektroteknikës”, kl.10 (72 orë), të drejtimit mësimor “Teknologji informacioni dhe komunikimi”, Niveli I i AP
  • Për lëndën profesionale “Bazat e elektronikës”, kl.10 (72 orë), të drejtimit mësimor “Teknologji informacioni dhe komunikimi”, Niveli I i AP
  1. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore: 
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:
  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese sillet dorazi);
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23 tetor 2019, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.  Tel. 04 22 30 497 Shtojce