Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregulloren e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
- Hartimin e Programeve të 4 Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Manikyr dhe pedikyr”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punime karrocerrie në automjete”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punime në makinat metalprerëse”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punime duralumini”.
- Kërkesat për hartuesit e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
- Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
- Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.
- Kohëzgjatja