Lloji i diplomës “Shkenca Juridike”, niveli minimal i diplomës “Master Profesional”
Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:
- Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse dhe Projekteve, në Agjencinë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve – kategoria: IV-a
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele, Pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!
Lëvizje paralele
23.10.2021
Pranim në shërbimin civil
28.10.2021
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
– Jep këshillim juridik dhe ekspertizë në përpunimin e teksteve normative;
– Përfaqëson institucionin në grupet e punës në fushën juridike;
– Përfaqëson institucionin në çështjet gjyqësore me të tretët;
– Jep mendim të specializuar lidhur me çështjet e ndryshme ligjore të institucionit;
– Merr pjesë në hartimin e procedurave dhe standarteve ligjore kur legjislacioni i fushës kërkon një gjë të tillë;
– Përditëson kuadrin ligjor me aktet normative më të fundit që i përkasin fushës së përgjegjësisë së institucionit dhe shpërndan këtë informacion brenda institucionit për zbatim.
LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
1- Do të bëhet online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijimësi udhëzimet online në linkun më poshtë:
http://rekrutimi.administrata.al/autentifikimi/regjistrim
2- Në përfundim të aplikimit online, dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen pranë institucionit që ka pozicionin vakant për të cilin ju aplikoni. 23/10/2021
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 25/10/2021 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në faqen zyrtare të internetit te DAP, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:– Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit te DAP, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Departamentit të Administratës Publike, duke filluar nga data 25/10/2021
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë dhe kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional” në Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike, duke filluar me procedurën e regjistrimit të aplikantit dhe duke ndjekur në vijmësi udhëzimet online
http://rekrutimi.administrata.al/autentifikimi/regjistrim
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave online për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 28/10/2021
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 12/11/2021, Departamenti i Administratës Publike do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga DAP, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:– Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;< br /> – Eksperiencën e tyre të mëparshme;< br /> – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Departamenti i Administratës Publike do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Departamentit të Administratës Publike, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Departamentit të Administratës Publike duke filluar nga data 12/11/2021