AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 11 Nentor 2022 – kërkohen bashkëpunëtorë për rishikimin e programeve orientuese të maturës shtetërore profesionale

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregulloren e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, e ndryshuar me urdhrin nr. 8, datë 05.01.2022, nr. 10 protokolli, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

Rishikimin e Programeve Orientuese të  Maturës Shtetërore Profesionale:

  1. Rrjete të Dhënash
  2. Mbështetje  e Përdoruesve të TIK
  3. Zhvillim Website
  4. Shërbime Sociale dhe Shëndetësore 

Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:  

Kërkesa të përgjithshme: 

  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
  • Të ketë aftësi për të përdorur programet kompjuterike.

 

Kërkesa të veçanta:

 

  • Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale, të kenë përvojë si mësimdhënës në kualifikimin përkatës.
  • Të kenë jo më pak se 3 (tri) vite eksperiencë pune në mësimdhënie dhe si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimin profesional të mësipërm.
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm profesional në fushën përkatëse dhe të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune në biznes, në fushën përkatëse.

 

Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale apo zhvillojnë lëndët përkatëse. 

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:

Kërkesë për Aplikim.

  1. CV
  2. Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.
  3. Dokument vërtetues për eksperiencën në punë (fotokopjo e librezës së punës ose vërtetim)

Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore.

Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 15.11.2022 ora 16.30.

Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre. 

Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al. 

Dokumentacioni dorëzohet në zyrat e AKAFPK-së, në adresën: rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë, ose në formë elektronike në email-in: info.akafp@akafp.gov.al 

(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit)