Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregulloren e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: 1. Hartimin e Programeve të 2 Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë: 1. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Poligrafi” 2. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punim xhami”. 2. Kërkesat për bashkëpunëtorët për hartimin e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP: 3.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e programeve të Kurseve të Unifikuara: 1. Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional; 2. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse; 3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; 4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj; 5. Të përdorin kompjuterin. 3.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara: 1. Të kenë kryer të paktën shkollën e mesme si dhe kurse kualifkimi në drejtimin/fushën përkatëse; 2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve; 3. Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës; 4. Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës 3.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: 1. Kërkesë për Aplikim; 2. CV; 3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale; 4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në drejtimin/fushën përkatëse 5. Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësues/instruktor dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin përkatës. 4. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1 (një) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 18 Nëntor 2022, ora 14:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087 Email: info.akafp@akafp.gov.al Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.