Arsimi dhe Formimi Profesional (AFP) pajis individët me njohuri, shprehi dhe kompetenca, qё kёrkohen pёr t’u punësuar nё njё profesion tё caktuar dhe pёr t’u integruar nё tregun e punёs.
Roli i arsimit dhe formimit profesional është vendimtar në ndërtimin e një shoqërie që synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kulturor dhe social. ERI SEE (Education Reform Initiative of South Eastern Europe), në kuadër të projektit “Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në Europën Jug Lindore (SEE– EQET SEE)”, mbështet hartimin e standardeve rajonale të profesioneve dhe standardeve rajonale të kualifikimit me qëllim lehtësimin e punësueshmërisë dhe lëvizshmërisë në tregun e punës.
AKAFPK në bashkëpunimit me ERI SEE (Education Reform Initiative of South Eastern Europe), në kuadër të projektit “Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në Europën Jug Lindore (SEE– EQET SEE)”, organizoi disa takime për hartimin e standardit të profesionit “Teknik i mesëm në Bujqësi”. Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim.
AKAFPK në këto aktivitete ka bashkëpunuar dhe me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL) në identifikimin dhe përzgjedhjen e ekspertëve të grupit të punës.
Takimet u zhvilluan në Tiranë, më datat 26 mars, 2 dhe 9 Prill 2022, në ambientet e “Hotel Xheko Imperial”.
Qëllimi i tyre ishte hartimi i standardit kombëtar të profesionit “Teknik i mesëm në bujqësi”.
Të pranishëm ishin ekspertët të fushës së bujqësisë të cilët përbënin grupin e punës në hartimin e këtij standardi.
Znj. Ejvis Gishti, Drejtori i Përgjithshëm i AKAFPK-së përshëndeti të pranishmit, duke i falënderuar ata për kontributin në zhvillimin e standardeve kombëtare të profesionit. Ajo udhëzoi hapa pas hapi, grupin e punës në këto workshope. Pas një pune intensive tre ditore u përcaktuan njohuritë, aftësitë, qëndrimet dhe kriteret e performancës për të gjitha funksionet dhe detyrat përkatëse të profesionit “Teknik i mesëm në bujqësi”.
Gjithashtu, u identifikuan kriteret e hyrjes, përshkrimi i përgjithshëm, konteksti i punës, mjetet dhe materialet e nevojshme apo rubrika të tjera të standardit të këtij profesioni.
Informacioni i nevojshëm për hartimin e standardit kombëtar të profesionit “Teknik Bujqësor” u përgatit në formatin e kërkuar.