Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Hartimin e 8 Materialeve mësimore për lëndët profesionale si më poshtë (në Shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve):
1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
1. “Bazat e ndërhyrjes sociale”, kl. 11 (68 orë), në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”.
2. “Bazat e fiziologjisë së njeriut”, kl. 11 (68 orë), në drejtimin “Shërbime sociale dhe shëndetësore”.
3. “Bazat e prerjes”, kl. 11 (102 orë), në drejtimin “Tekstil konfeksion”.
4. “Gjeodezi dhe planifikim territori”, kl.12 (36 orë) dhe kl. 13 (32 orë) në profilin “Silvikultirë”.
5. “Veglat dhe makinat e përpunimit të drurit”, kl. 11. (68 orë), në drejtimin “Përpunim druri”.
6. “Anatomi dhe fiziologji”, kl.10 (108 orë), në drejtimin “Veterinari”.
7. “Instalime sistemesh ngrohëse-ftohëse”, kl. 12 (102 orë), në profilin “Instalime të sistemeve ngrohëse –ftohëse”.
8. “Automjetet elektrike dhe hibride”, kl 13 (64 orë), në profilin “Shërbime mekatronike në automjete“.
2. Kërkesat për hartuesit e Materialeve mësimore të lëndëve profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
a) Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
b) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
c) Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
d) Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
a) Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
b) Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
c) Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
b) CV në shqip;
c) Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
d) Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
e) Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës
3. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1,5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
4. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 14.08.2023 ora 16:30.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë
Tel. 04 22 37087
Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.