Në kuadër të projektit EQET SEE, në datat 18 dhe 19 korrik 2023 u zhvillua në Kishinau, Moldavi, takimi rajonal për planifikimin e mëtejshëm të projektit: Zhvillimi i metodologjive për zbatimin e pyetësorit për analizën e nevojave për trajnim (TNA) dhe zhvillimi i trajnimeve për vlerësuesit e jashtëm.
Objektivat e përgjithshme të këtij takimi ishin reflektimi mbi statusin e projektit, në nivel rajonal dhe kombëtar, vështrimi i aktiviteteve në vazhdim dhe hartimi i planeve realiste dhe afatit kohor për zbatimin e tyre.
Agjenda e takimit përfshinte diskutime dhe marrëveshje për zbatimin e pyetësorit të analizës së nevojave për trajnim në nivel rajonal dhe kombëtar, metodologjinë e zhvillimit të programeve të trajnimit për vlerësuesit e jashtëm dhe zbatimin e tyre, në nivel rajonal dhe kombëtar, aplikimin e aftësive të reja të fituara përmes trajnimeve në pilotimin e vlerësimit të jashtëm, ushtrimi, bashkëpunimi me komponentin e AFP-së të projektit, finalizimi i dokumentit Praktikat më të mira evropiane në zbatimin e metodologjive të vlerësimit të jashtëm dhe integrimin e tij në sistemet kombëtare.
Në takim morën pjesë Pikat Kombëtare të Koordinimit të EQET SEE nga gjashtë ekonomi dhe përfaqësuesit e ERI SEE, Znj. Tina Šarić Menaxhere Projekti dhe znj. Milica Grahovac Koordinatore e Projektit.
