AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 25 shtator 2023 – KËRKOHEN SPECIALISTË TË JASHTËM PËR HARTIMIN APO RISHIKIMIN E PROVIMEVE ORIENTUESE TË NIVELIT DHE PROGRAMEVE ORIENTUESE TË PROVIMEVE TË MATURËS SHTETËRORE PROFESIONAL

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të neneve 659, 850 – 876, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, të Ligjit nr. nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së” dhe të Urdhrit nr. 21, nr. 113/1prot, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me: 
  • Rishikimi i programeve orientuese të provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale: 
  1. Detari, niveli IV në KSHK
  2. Ndërtim, niveli IV në KSHK
  3. Shërbime mjetesh transporti, niveli IV në KSHK
  4. Shërbime udhëtimi dhe turizmi, niveli IV në KSHK 
  • Hartimi i programeve orientuese të provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale: 
  1. Shërbime mekatronike në automjete, niveli IV në KSHK
  2. Termohidraulikë, niveli IV në KSHK 
  • Rishikimi i programeve orientuese të provimeve të nivelit: 
  1. Detari, niveli IV në KSHK
  2. Ndërtim, niveli IV në KSHK
  3. Shërbime mjetesh transporti, niveli IV në KSHK
  4. Shërbime udhëtimi dhe turizmi, niveli IV në KSHK 
  • Hartimi i programeve orientuese të provimeve të nivelit: 
  1. Shërbime mekatronike në automjete, niveli IV në KSHK
  2. Termohidraulikë, niveli IV në KSHK 
Grupi i punës do të angazhohet për të hartuar apo rishikuar programeve orientuese të provimeve të nivelit dhe programeve orientuese të provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale për provimin e teorisë profesionale të integruar dhe për provimin e praktikës profesionale të integruar, sipas formateve dhe udhëzimeve përkatëse. Grupi i punës duhet të paraqitet pranë AKAFPK-së për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japë kontribut aktiv, në përbërje të grupit të punës, në diskutimin dhe në përgatitjen e dokumentacionit të programit orientues. Grupi i punës duhet të përbëhet nga 3-4 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje një mujore. Kandidatët për hartimin apo rishikimin e programeve orientuese të provimeve të nivelit dhe programeve orientuese të provimeve të Maturës Shtetërore Profesionale duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:  Kërkesa të përgjithshme:
  1. a) të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
  2. b) të kenë aftësi të punës në grup;
  3. c) të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. d) të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. e) të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
  • Kërkesa të veçanta
  1. të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. të këtë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose të aktualisht mësimdhënie në kulturën profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në fushën profesionale përkatëse;
  3. të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional;
  • Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipër përmendur apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës profesionale përkatëse apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë, në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
  5. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 29.09.2023. Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet në zyrat e AKAFPK-së në adresën: Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë ose në formë elektronike në email: info.akafp@akafp.gov.al.