Komisioni i ngritur me Urdhër nr. 4, me nr. Protokolli 7, datë 05.01.2024, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e kandidatëve që aplikuan si bashkëpunëtorë të jashtëm trajnerë për vlerësimin e mësimdhënësve të kulturës profesionale, kandidatë për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura, vendosi:
Të shpallë fitues si bashkëpunëtorë të jashtëm, trajnerë për vlerësimin e mësimdhënësve të kulturës profesionale, kandidatë për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”, nëpërmjet seancave mësimore të hapura, aplikuesit e mëposhtëm:
- Dorina Dudi (specialiste e kategorisë së lartë)
- Mirela Sarja (specialiste e kategorisë së lartë)
- Fabian Saraçi (specialist i kategorisë së lartë)