AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim fituesish i dates 1 Prill 2026 – për specialistë të jashtëm për hartimin e 4 (katër) materialeve mësimore mbështetëse për lëndët/modulet profesionale

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim per fitues
  6. /
  7. Njoftim fituesish i dates…
Për vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e njoftimit të AKAFPK-së, datë 30 Mars 2026, për specialistë të jashtëm për hartimin e 4 (katër) materialeve mësimore mbështetëse për lëndët/modulet profesionale, Komisioni, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi dokumentacionin e kandidatëve, vendosi për sa më poshtë:
  • Të shtyjë njoftimin për hartimin e materialit mësimor mbështetës për modulin “Planifikimi i punës dhe i burimeve për proceset e logjistikës” me kod M-17-2319-25, kl.10, 36 orë, në kualifikimin profesional “Menaxhim i furnizimit dhe logjistikës” (Arsim i dyfishtë), pasi nuk plotësohet numri minimal i anëtarëve të grupit të punës.
 
  • Të shtyjë njoftimin për hartimin e materialit mësimor mbështetës për modulin “Transporti dhe dërgesat” me kod M-18-2321-25, kl.10, 30 orë, në kualifikimin profesional “Menaxhim i furnizimit dhe logjistikës” (Arsim i dyfishtë) pasi nuk plotësohet numri minimal i anëtarëve të grupit të punës.
 
  • Për hartimin e materialit mësimor mbështetës për modulin “Shtrimi dhe veshja e sipërfaqeve me pllaka”, me kod M-02-1804-21, kl.12, 119 orë, në kualifikimin profesional “Shtrim pllakash dhe veshje muresh” të shpallë fitues:
  1. Valbona Tabaku – (specialist i kategorisë së lartë)
  2. Silvana Pavazi – (specialist i kategorisë së lartë)
  3. Diana Bardhi – (specialist i kategorisë së lartë)
 
  • Për hartimin e materialit mësimor mbështetës për modulin “Ndjekje punimesh për zbatimin e projektit”, me kod M-02-1912-23, kl.13, 63 orë, në kualifikimin profesional “Ndërtim” të shpallë fitues:
  1. Valbona Tabaku – (specialist i kategorisë së lartë)
  2. Silvana Pavazi – (specialist i kategorisë së lartë)
  3. Diana Bardhi – (specialist i kategorisë së lartë)