NJOFTIM PËR BASHKËPUNËTORË
PËR VLERËSUES TË JASHTËM TË PROCESIT TË AKREDITIMIT
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar; Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar; Ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”; Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar; Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; VKM-së nr. 673, datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; Urdhrit nr. 845, datë 03.07.2025, “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”; Urdhrit nr. 21, datë 13.4.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi që lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të ofruesit publik të AFP-së, Shkollës Profesionale “Shën Jozefi Punëtor”, Rrëshen, që ofron kualifikimet profesionale të mëposhtme:
- Kualifikimi profesional “Elektroteknikë”, Niveli II në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Instalime elektrike civile dhe industriale”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Elektromekanikë”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Elektroteknikë”, Niveli IV në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Hoteleri-Turizëm”, Niveli II në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Bar-Restorant”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Recepsion”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Guidë Turistike”, Niveli IV në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Hoteleri-Turizëm”, Niveli IV në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Shërbime Mjetesh Transporti”, Niveli II në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Shërbime motori”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Shërbime xhenerike”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Shërbime elektro-auto”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Shërbime mjetesh transporti”, Niveli IV në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, Niveli II në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Shërbime kujdesi për të moshuar”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Animacion social”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, Niveli IV në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi”, Niveli II në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Mbështetje e përdoruesve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit”, Niveli IV në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Programim”, Niveli IV në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Multimedia”, Niveli IV në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Termohidraulike”, Niveli II në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Instalime hidraulike”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Instalime të sistemeve ngrohëse-ftohëse”, Niveli III në KSHK;
- Kualifikimi profesional “Termohidraulike”, Niveli IV në KSHK.
SPECIFIKIMET E DETYRËS
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm (GVJ) analizon dokumentet dhe të dhënat e ofruesit të AFP-së dhe harton planin paraprak të vizitës në terren, e cila zgjat nga 1 deri në 3 ditë, sipas planit të dakordësuar.
Anëtarët e GVJ-së mbledhin evidencat e nevojshme, sipas standardeve dhe kritereve të akreditimit, nëpërmjet mënyrave të ndryshme për mbledhjen e informacionit dhe hartojnë raportin përfundimtar të akreditimit.
KËRKESAT PËR KANDIDATËT
Kërkesa të përgjithshme
- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- Të kenë aftësi për punë në grup;
- Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
Kërkesa të veçanta
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë, të paktën në nivelin 7 të KSHK-së;
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në AFP dhe/ose në fushat profesionale përkatëse;
- Të jenë të certifikuar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- Të kenë ndjekur trajnimin e vazhduar për procesin e akreditimit;
- Të mos jenë të përjashtuar nga e drejta për të vepruar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- Të kenë nënshkruar formularin e deklarimit se nuk kanë konflikt interesi me AKAFPK-në dhe ofruesin e AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për aplikim, referuar njoftimit përkatës për aplikim, e firmosur nga kandidati;
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje të dokumenteve të diplomimit dhe/ose certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-Albania dhe/ose çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- Kopje të certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IoAFP-ve;
- Deklaratë të nënshkruar se nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik të AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
- Dëshmi penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve të ndryshme, nëse disponon.
NUMRI I ANËTARËVE TË GRUPIT PËR DETYRËN PËRKATËSE
Numri minimal dhe maksimal i anëtarëve të grupit për vlerësimin e jashtëm për akreditim është 3 (tre) anëtarë.
KOHËZGJATJA E KONTRATËS
Kontrata lidhet për një periudhë prej 6 (gjashtë) muajsh ose konsiderohet e përmbushur kur ka plotësuar pikën “b” të fazës III të nenit nr. 12, si dhe pikën 5 të nenit 20 të Urdhrit nr. 845, datë 03.07.2025, të Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kjo kontratë hyn në fuqi nga data e nënshkrimit të saj.
MËNYRA E APLIKIMIT DHE AFATI
Kandidati duhet të dorëzojë dosjen me dokumentet e mësipërme në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së, me adresë:
Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë
Dokumentacioni mund të dorëzohet edhe në mënyrë elektronike (i skanuar) në adresën info.akafp@akafp.gov.al.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të përcaktuar sjell skualifikimin e kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda datës 14 shtator 2026, ora 16:30.