Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar, Ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, Ligjit nr. 15/2017, “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Ligjit nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, të ndryshuar, Ligjit nr. 69/2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, VKM-së nr. 673, datë 16.10.2019, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”, Urdhrit nr. 845, datë 03.07.2025, “Për Miratimin e Rregullores për Standardet, Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional”, Urdhrit nr. 21, datë 13.4.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm me kontratë dhe bashkëpunëtorëve në projekte me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe akteve të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi që lidhen me veprimtarinë e këtij institucioni, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Vlerësimin e jashtëm për akreditimin institucional të ofruesit publik të AFP-së, Shkollës së Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu”, Çlirim, Fier, që ofron kualifikimet profesionale të mëposhtme:
- Bujqësi, Niveli II i KSHK-së;
- Frutikulturë, Niveli III i KSHK-së;
- Bujqësi, Niveli IV i KSHK-së;
- Veterinari, Niveli IV i KSHK-së;
- Shërbime sociale dhe shëndetësore, Niveli II i KSHK-së;
- Shërbime kujdesi për fëmijë, Niveli III i KSHK-së;
- Shërbime sociale dhe shëndetësore, Niveli IV i KSHK-së;
- Shërbime mjetesh transporti, Niveli II i KSHK-së;
- Mekanikë bujqësore, Niveli III i KSHK-së;
- Shërbime mjetesh transporti, Niveli IV i KSHK-së;
- Ekonomi-Biznes, Niveli II i KSHK-së;
- Tregti, Niveli IV i KSHK-së;
- Teknologji ushqimore, Niveli II i KSHK-së;
- Teknologji e përpunimit të qumështit, Niveli III i KSHK-së;
- Teknologji ushqimore, Niveli IV i KSHK-së.
Grupi i vlerësimit të jashtëm analizon dokumentet dhe të dhënat e ofruesit të AFP-së dhe harton planin paraprak të vizitës në terren, e cila zgjat 1–3 ditë, sipas planit të dakordësuar. Anëtarët e GVJ-së mbledhin evidencat e nevojshme, sipas standardeve dhe kritereve të akreditimit, nëpërmjet mënyrave të ndryshme për mbledhjen e informacionit dhe hartojnë raportin përfundimtar të akreditimit.
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa: Kërkesa të përgjithshme- Të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
- Të kenë aftësi për punë në grup;
- Të përdorin programet bazë të kompjuterit;
- Të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
- Të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
- Të kenë përfunduar arsimin e lartë (të paktën niveli 7 i KSHK-së);
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në AFP dhe/apo në fushat profesionale përkatëse;
- Të jenë të certifikuar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- Të kenë ndjekur trajnimin e vazhduar për procesin e akreditimit;
- Të mos jenë të përjashtuar nga e drejta për të vepruar si vlerësues të jashtëm të procesit të akreditimit;
- Të kenë nënshkruar formularin e deklarimit se nuk kanë konflikt interesi me AKAFPK-në dhe ofruesin e AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen e një vepre penale.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për aplikim, referuar njoftimit përkatës për aplikim, e firmosur nga kandidati;
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
- Jetëshkrim (CV);
- Fotokopje të dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
- Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-Albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
- Kopje të Certifikatës së lëshuar nga AKAFPK-ja si vlerësues i jashtëm në procesin e akreditimit të IoAFP-ve;
- Deklaratë të nënshkruar që nuk ka konflikt interesi me stafin e AKAFPK-së dhe ofruesin publik të AFP-së, sipas formatit bashkëlidhur (Shtojca 1);
- Dëshmi penaliteti;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve apo specializimeve të ndryshme (nëse disponon).
Numri minimal dhe maksimal i anëtarëve të grupit për vlerësimin e jashtëm për akreditim është 3 (tre) anëtarë.
Kohëzgjatja e kontratës:Kontrata lidhet për një periudhë 6 (gjashtë) mujore ose kjo kontratë do të pranohet e përmbushur kur ka plotësuar pikën “b” të fazës së III të nenit nr. 12, si dhe pikën 5 të nenit 20 të Urdhrit nr. 845, datë 03.07.2025, të Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit. Kjo kontratë hyn në fuqi nga data e nënshkrimit të saj.
Mënyra e aplikimit dhe afatetKandidati duhet të dorëzojë dosjen me dokumentet e mësipërme në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së, me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në mënyrë elektronike (të skanuara) në adresën info.akafp@akafp.gov.al.
Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda afatit të përcaktuar sjell skualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda datës 14 shtator 2026, ora 16:30.