Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.2.2017  “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr. 321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:

Hartimin e bankës së testeve për kualifikimin profesional;

  • Tekstil-konfeksione Niveli IV në KSHK
  • Teknologji ushqimore Niveli IV në KSHK
  • Bujqësi Niveli IV në KSHK
  • Teknologji Kimike Niveli IV në KSHK
  • Shërbime sociale dhe shëndetësore Niveli IV në KSHK
  • Gjeologji miniera Niveli IV në KSHK
  • Detari Niveli IV në KSHK

Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:

Kërkesa të përgjithshme

  • Të jenë shtetas shqiptarë.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.

Kërkesa të veçanta:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
  • Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune (preferohet të jetë në mësimdhënie në fushën/lëndën përkatëse).
  • Të ketë eksperiencë në fushën e vlerësimit të nxënësve në AFP.
  • Të jetë si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimin profesional të mësipërm.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.

Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale apo zhvillojnë lëndët përkatëse.

Paraqitja e dokumenteve

Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 28 gusht 2020, ora 14.00 dorazi, në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga Mustafa Lleshi, Kati i III-të, Godina e Thesarit, Tiranë, ose në rrugë elektronike (të skanuara) në adresën info@akafp.gov.al këto dokumente:

  • Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  • CV;
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë;
  • Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues në fushë/drejtimin/profilin përkatës dhe/ose profesionin fushën përkatëse në punë;

(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit).

Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.

Njoftimi do të hidhet në faqen e AKAFPK-së me datë 24 gusht 2020.