AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 8 Prill 2026 – për hartimin e standardit të kualifikimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, të neneve 659, 850 – 876, të Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, të Ligjit nr. nr. 10247, datë 04.03.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, të Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, të VKM-së nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, si dhe të Urdhrit nr. 21, nr. 113/1 prot, datë 13.04.2023, “Për miratimin e Udhëzuesit “Për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK””, shpall konkurrimin për specialistë të jashtëm lidhur me:  
  1. “Instalime të sistemeve ngrohëse-ftohëse”, 3 vjeçar, niveli III në KSHK, referuar nivelit III në KEK.
  2. “Administrim zyre”, 4 vjeçare, niveli IV në KSHK, referuar nivelit IV në KEK.
  Grupi i punës do të angazhohet për të hartuar standardet e kualifikimeve profesionale duke përcaktuar një informacion të përgjithshëm për kualifikimin lidhur me qëllimin, kriteret për hyrje në këto kualifikime, mundësitë e punësimit dhe kualifikimit të mëtejshëm, si dhe rezultatet e të nxënit në njohuri, shprehi profesionale, kriteret dhe modalitetet e vlerësimit, të ndara në njësi të nxënit. Specialistët e jashtëm, fitues, duhet të paraqitet pranë AKAFPK-së për të zhvilluar takimet e përbashkëta dhe të japin kontribut aktiv, në përbërje të grupit të punës, në diskutimin dhe në përgatitjen e dokumentacionit të standardit të kualifikimit profesional. Grupi i punës duhet të përbëhet nga 3-6 anëtarë. Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 2 (dy) mujore. Kandidatët për hartimin e standardit të kualifikimit profesional: të sipërcituara duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
  • Kërkesa të përgjithshme:
  1. a) të kenë aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë;
  2. b) të kenë aftësi të punës në grup;
  3. c) të përdorin programet bazë të kompjuterit;
  4. d) të zotërojnë teknikat e komunikimit elektronik;
  5. e) të përdorin literaturë në gjuhë të huaj.
 
  • Kërkesa të veçanta
  1. të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
  2. të kenë përvojë pune në fushën profesionale përkatëse, të paktën tre vitet e fundit dhe/ose të jenë aktualisht në mësimdhënie të kulturës profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë, në kualifikimin profesional të cituar në këtë njoftim;
  3. të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional;
 
  • Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim referuar njoftimit përkatës;
  2. Curriculum Vitae;
  3. Fotokopje e dokumenteve të diplomimit/certifikimit që vërtetojnë kualifikimin përkatës;
  4. Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën përkatëse (fotokopje të librezës së punës, vërtetim nga e-albania dhe/apo çdo dokument tjetër zyrtar që plotëson këtë kërkesë);
  5. Dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë si mësimdhënës të kulturës profesionale të arsimit të mesëm dhe/ose të arsimit të lartë në kualifikimin profesional përkatës, të cituar në këtë njoftim, të paktën 3 vitet e fundit;
  6. Për ekspertët nga tregu i punës, dokument zyrtar që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë në fushën profesionale përkatëse, të paktën 3 vitet e fundit;
  7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme në fushën përkatëse dhe kanë lidhje me kërkesën për aplikim (nëse disponohen).
  KUJDES: Dokumentacioni duhet të jetë në gjuhën shqipe, i qartë dhe lehtësisht i lexueshëm, në rast të kundërt aplikantët nuk kualifikohen.   Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 10.04.2026, ora 14.00.   Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi. Fituesit do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.   Dokumentacioni dorëzohet:
  • në zyrat e AKAFPK-së në adresën: Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë
  • ose në formë elektronike në email: akafp@akafp.gov.al.