AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 5 Tetor 2023 – për bashkëpunëtorë për hartimin e 11 materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve/moduleve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i datës 5…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve” Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhërit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:  Hartimin e 11 Materialeve mësimore për lëndët/modulet profesionale si më poshtë (në Shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve):
  1. Lëndët/modulet profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
  2. “Anatomi dhe fiziologji”, kl.11 (72 orë), në drejtimin “Veterinari”.
  3. “Diagnostikimi kompjuterik i parregullsive të automjetit”, (45 orë), në profilin “Diagnostikim – menaxhim në autoservis” (pas të mesmes).
  4. “Diagnostikimi i sistemeve të automjeteve elektrike dhe hibride” (120 orë), në profilin “Diagnostikim – menaxhim në autoservis” (pas të mesmes).
  5. “Udhëtimi dhe turizmi”, kl.13 (96 orë), në profilin “Sipërmarrje e agjencisë turistike”.
  6. “Teknikë e punimeve dekorative”, kl.12 (68 orë), në profilin “Punime dekorative dhe bojatisje”.
  7. “Teknologji tekstili”, viti I (90 orë mësimore) në profilin “Dizenjim mode” (pas të mesmes)
  8. “Menaxhimi në biznesin e modës”, viti II (42 orë mësimore) në profilin “Dizenjim mode” (pas të mesmes).
  9. “Aftësitë sipërmarrëse të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, viti I (100 orë mësimore) në profilin “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtëshme” (pas të mesmes).
  10. “Etika profesionale dhe komunikimi”, viti I (100 orë mësimore) në profilin “Ndërmjetësim i pasurive të paluajtëshme” (pas të mesmes).
  11. “Teknikë instalimi e sistemeve hidraulike”, kl.13 (64 orë), në drejtimin “Termohidraulikë”.
  12. “Instalime në rrjetin e jashtëm të ujësjellësit”, kl.12 (102 orë), në profilin “Shërbime hidraulike në ujësjellës kanalizime” 
  1. Kërkesat për hartuesit e Materialeve mësimore të lëndëve/moduleve profesionale:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse e sjell dorazi);
  2. CV në shqip;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton kohëzgjatjen e përvojës si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës
 Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1,5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj. 
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 12.10.2023 ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, nuk duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave nuk duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi. shtojce